• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ARJAN GALDINI/ Sali Berisha si komunisti i fundit i Ramizit
Home
Blog

ARJAN GALDINI/ Sali Berisha si komunisti i fundit i Ramizit

August 7th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Lëvizja e Re si parti e djathtë dhe opozitare, mbështet energjikisht dhe pa asnjë rezervë vendimet dhe qëndrimet e Sekretarit të Shtetit Blinken, si edhe qëndrimet e përsëritura të Ambasadores Amerikane Yuri Kim për ti dhënë fund historisë me të korruptuar e të plotfuqishëm të pandëshkueshëm në politikën shqiptare.

Ne si LRE besojmë se pluralizmi politik i fituar me firmën e Ramiz Alisë në dhjetorin e vitit 1990, ka qenë një pluralizëm i rrjeshëm, i diktuar e stisur nga vetë Ramiz Alia.

Fakti që pas 30 vitesh ne kemi një pluralizëm me “Liderë Historikë” dhe Liderë të Pagabueshëm e të Pandëshkueshëm, është dëshmia më e qartë e dështimit tonë të madh e mos arritjes së standarteve e vizionit demokratik për të cilin u ngritëm, luftuam e shpresuam në fillimin e viteve ’90.

Fakti që pas 30 viteve, kemi ende histori personale liderësh që kthehen në çështje kombëtare e në debate ndarëse në shoqëri, janë dëshmia më e qartë e pikëlargësisë sonë nga demokracia dhe Perëndimi.

Fakti që pas 30 viteve Lideri Historik e mbyt liderin në detyrë, është dëshmia më e qartë se mungon botëkuptimi demokratik.

Fakti që pas 30 viteve Lideri Historik thërret në aleancë çdo qytetar e anëtar të partisë së tij, për të mbrojtur Liderin Historik, është dëshmia e prapakthimit historik.

Që Shqipëria të mos ketë më pasoja nga haxhiqamilizmi dhe dumbabizmi, e djathta dhe opozita në Shqipëri, duhet ta konsiderojë qartazi Sali Berishën si komunistin e fundit të Ramiz Alisë që ka marrë peng Partinë e Parë Opozitare dhe të Djathtë në vendin tonë.

E djathta duhet të jetë me SHBA.

Sali Berisha është me Ramiz Alinë e duhet lënë tek e shkuara njëlloj si çdo rudiment i së shkuarës komuniste.

LRE u bën thirrje të gjithë të djathtëve dhe opozitarëve në Shqipëri që të ndahen qartazi nga komunisti i fundit i Ramiz Alise shoku Sali Berisha e të deklarohemi të gjithë së bashku pro SHBA dhe pro Perëndimit.

Që të kemi të ardhme, duhet të zgjedhim SHBA dhe Perëndimin.

LRE është e djathta humane, pro Reformës në Drejtësi dhe pto SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LORENC VANGJELI/ Njëri Oso Kukë, tjetri Piter Pan, dy bashkëpengjet nga PD-ja yrysh Amerikës
Previous article BLENDI GONXHJA/ Qëkur të jesh sllav është krim? Po 1 milion turistët sllav përse po i mirëpresim?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k