• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BLEDI MANE/ As kësaj here nuk na ka gënjyer Erion Braçe
Home
Blog

BLEDI MANE/ As kësaj here nuk na ka gënjyer Erion Braçe

July 25th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Dy fytyra më mbetën në mendje këtë paradite. Dy fytyra jo të nxira nga dielli i plazhit sikur tonat por dy fytyra të skuqura e të përvëluara nga dielli. Ndoshta qysh prej diellit të prillit e deri tani në korrik. Fytyra të djegura por të qeshura, fytyra që mundohen ta fshehin lodhjen por lodhja u duket aq e bukur, aq e fisshme. E para fytyrë e bukur është e një zonje, Lavdie quhet dhe paradite pastron e rregullon dhomat e një hoteli, më pas nxiton te fusha e familjes ku ujit e vjel perimet e stinës.

E dyta fytyrë e qeshur e miqësore është e Ardian Koçit, drejtorit punëtor të Parkut Kombëtar të Divjakës. Edhe sot që është fundjavë të dy janë në punë. Në fakt në punë është gjithë Divjaka dhe rrethinat e saj. Diku vilen frutat dhe perimet e verës, diku u shërbehet pushuesve, zjarrfikësit, policia bashkiake dhe e rendit janë të gjithë kudo të gatshëm. Nuk po shoh asgjëkund dembelizëm këtu dhe kushdo të qesh. Më besoni, buzëqeshin njerëzit këtu e nuk të shohin vëngër si në Dhërmi. Është pastër, është lirë, është miqësisht e dashur Divjaka. Me 100 lekë mund të ngjitesh në kullën e vrojtimit e të vrojtosh pyllin dhe detin e pafund. Me 200 lekë shëtit me varkë në ujërat e lagunës e mund të shohësh pelikanët dhe flamengot e rikthyera. Me 2 mijë lekë prenoton një dhomë me mëngjes dhe me çmimi i peshkut është më lirë se kudo.

Gjej pak kohë, eja vizito Divjakën, tako njerëzit e punës, ndihmo modestish biznesin lokal dhe falëndero deputetin e zonës Erion Braçen që me përkushtimin dhe punën e tij ia riktheu turizmin kësaj zone ku natyra është e paprekur ashtu si idealizmi i vetë Braçes!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Monika flet për “gjykimin e popullit”?
Previous article ASTRIT PATOZI/ Pse Gaz Bardhi dhe Petrit Vasili nuk mund të qajnë njësoj për koalicionet?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k