• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Monika flet për “gjykimin e popullit”?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Monika flet për “gjykimin e popullit”?

July 25th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Monika Kryemadhi ka folur për “gjykimin e popullit”. Ajo ka menduar të flasë si “lider” partie, edhe pse në fakt nuk është, ka menduar të flasë si “bashkryetare” e opozitës, edhe pse në fakt  po përpiqet të ndahet nga Lulzim Basha. Kjo për faktin sepse nuk e sheh vehten të përfaqësuar në SHQUP. Por së fundi Monika e LSI-së ka deklaruar se “jam po listave të hapura 100 per qind, askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit, koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve”. Bravo Monikë. Dikur nuk i doje listat e hapura, tani je ok, dikur nuk mendoje se ju kryetarët, pushtetarët, zhvatësit e pasurisë së këtij vendi, ju milionerët e papritshëm, nuk duhej të ishit objekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit apo dhe SPAK, tani je ok.

Dikur mendoje dhe deklaroje se “gjykimin e popullit duhet ta marrin rilindasit”, kurse sot  del  dhe deklaron se “askush nuk do ti shpëtojë gjykimit të popullit”. Mos e ke fjalën për Lulzimin, Ilirin, apo edhe për vehten ? Ndoshta, sepse ndodh edhe kështu. Por le të kthehemi tek listat e hapura. Ndoshta nuk ke ndërruar mëndje zonja Monikë, për të garuar me listat e hapura sërish në Belësh, atje ku ti “fitove bindshëm”, por kësaj here duke mos blerë vota, dhe duke mos u premtuar belshakëve “parajsën e LSI”. Monika flet për “gjykimin e popullit”, por nuk e thotë nga duhet të nisë ai gjykim, nga 1992-1996, 1997, 1998, 2001, 2005-2013, apo nga 2017 dhe revolucioni  popullor molotovist ?

Sepse të thuash se “nuk do ti shpëtojnë gjykimit të popullit asnjë nga ne politikanët dhe kryetarët”, duhet të pranosh se edhe ti, duhet  ti nënshtrohesh  gjykimit të popullit, edhe Iliri, edhe Lulzimi, edhe Doktori, edhe Fatmiri, edhe Nardi, Dashi, dhe gjithë sorrollopi ish-pushtetarëve. Sepse “gjykimi i popullit”, duhej bërë me kohë, dhe duhet të nisë jo sot, por qysh  para 30 vitesh. Për ti treguar vendin atyre që erdhën me opinga lëkure, valixhe druri, xhaketa të marra borxh, dhe një 2 mijë lekëshe në xhep në Tiranë, kapën ndonjë parti, bënë “karrierë” duke u ngjitur me hile majë piramidës, u bënë pasanikër me marifete të ndryshe, dhe që sot gurin e gjuajnë nga “rilindasit”. Jo Monika, gjykimi i popullit duhet të nisë nga llupësit e pushtetit, nga ata që kanë gëzuar prej 30 vitesh pushtetin dhe kanë katranosur shtetin, nga ata që nuk kanë lënë rrugicë të Europës pa bredhur, dhe nuk kanë lënë universitet të saj pa shkollur fëmijët, dhe sot flasin sikur të ishin “qelibar”.

SPAK dhe BKH, duhet të nisin urgjentisht hetimet për të gjithë armatën e ish-pushtetarëve, të ndëshkojë  dhe filtrojë çdo qindarkë të fituar me pisllëk, të filtrojë çdo pallat, vilë, apartament 400 metra katrorë, që sot gëzojnë ata që deri dje kishin  një banesë 1+1, dhe pastaj të shohim si bëhet “gjykimi i popullit”. Dakort Monika, jam shumë dakort me ju, askush të mos i fshihet  gjykimit  të popullit, duke mos përjashtuar edhe ata që flasin në emër të tij, kur u vjen  “rradakja vërrdallë” për të hequr sikletin  nga vetja. Shpresoj të mos kesh gabuar në deklaratën tënde Monikë, ashtu siç mendoj se nuk e ke shpikur nga vetja, duke mos marrë mendimin edhe të kreut të shtetit,(jo të Lulzimit) aq më tepër kur kërkon “gjykim nga populli” edhe për kryetarët….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Problemi që kanë listat e hapura, me një garë të mbyllur
Previous article BLEDI MANE/ As kësaj here nuk na ka gënjyer Erion Braçe

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k