• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BLEDI LUMANI/ “The Post” dhe “Babalet” e Tiranës!
Home
Blog

BLEDI LUMANI/ “The Post” dhe “Babalet” e Tiranës!

April 9th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Bledi Lumani

Ndërsa në kinematë e Tiranës po jepet përmes një jehone të madhe filmi “Dy gisht mjaltë” me “aktorët” Ermal Mamaqi e Elvana Gjata, në një nga platformat me pagesë shqiptare, më rastisi të shoh “The Post”, të cilin e kisha parë në mënyrë pirate më parë, pasi kinemate shqiptare kanë qenë të “zëna” me filma të tjerë.

Për ata që nuk e kanë parë, bëhet fjalë për një film të drejtuar nga mjeshtri Steven Spielberg, me protagonistë kryesorë Meryl Streep dhe Tom Hanks, intepretimi i të cilëve, si zakonisht, është brilant.

Në film tregohet historia e vërtetë e betejës së gazetës “The Washington Post” për të botuar disa dokumente sekrete të Pentagonit, për përfshirjen e Amerikës në luftën 30-vjeçare në Vietnam.

Dokumentet fillimisht u botuan nga “New York Times”, por një vendim i gjykatës, pas ankesës së qeverisë amerikane, ndaloi botimin e tyre, me argumentin se ishin sekret shtetëror dhe rrezikohej jeta e ushtarëve amerikanë në Vietnam.

“The Washington Post”, pronarja e së cilës, Katharine Graham, e cila interpretohet nga Meryl Streep, ishte mike u ngushtë familjare e sekretarit të Mbrojtjes, i cili kishte mashtruar për qëllime e vërteta të luftës në Vietnam, por dhe e presidentëve Kenedi e Nikson, i gjen dokumentet dhe vendos t’i botojë ato.

Katharine Graham ishte në një presion të shumanshëm, për t’i botuar apo jo këto dokumente.

Botuesja e parë femër e një gazete në SHBA, së pari duhej të merrte parasysh faktin se ata që goditeshin nga këto dokumente, ishin miqtë e saj të ngushtë prej një kohë të gjatë.

Së dyti, vihej në diskutim e ardhmja e gazetës, e cila pas kësaj beteje, ose do të ngrihej në nivele të papara, ose do të fundosesj.

Së treti, Graham rrezikonte burgun, bashkë me kryeredaktorin, pasi burimi i dokumenteve të tyre ishte i njëjtë me atë të “New York Times”, dhe sipas vendimit të gjykatës, kushdo që botonte këto dokumente të siguruara nga i njëjti burim i “NYT”, do të burgosej.

Këshilltarët, avokatët dhe miqtë politikanë, e këshillonin Graham të mos i hynte kësaj beteje, që mund të ishte shkatërruese për të dhe gazetën, e cila për më tepër sapo kishte hyrë në bursë, ndërsa kryeredaktori dhe gazetarët i bënin presion për të kundërtën, madje disa prej tyre kërcënuan me dorëheqje, nëse dokumentet nuk botoheshin.

Kundër çdo logjike, Graham vendosi të dëgjojë kryeredaktorin dhe gazetarët e saj, dhe dokumentet u botuan.

Dhe, siç pritej, përfundoi në gjykatë, bashkë me kryeredaktorin, roli i të cilit në film luhet nga Tom Hanks.

Në mënyrë të pazakontë, gjithë gazetat kombëtare, një ditë para gjyqit u bënë bashkë dhe të gjitha botuan dokumentet sekrete të “The Washington Post”.

Bëhej fjalë për një betejë vendimtare për lirinë e medias përballë presionit të shtetit për t’iu mbyllur gojën, dhe gjykata natyrisht vendosi në favor të medias.

U zgjata pak në përshkrimin e tij, por një triller i tillë (që shumë njerëz e shohin edhe si një goditje për Donald Trump), të shkakton një ndjesi të jashtëzakonshme, por edhe të dëshpëron si gazetar, për gjendjen e medias në Shqipëri.

Sepse, ndërsa në TV transmetohej ky film – manual për gazetarinë dhe lidhjet e saj me politikën – në televizonet kombëtare (që Rama jo pa të drejtë i quan mejhane) transmetohej seria e radhës e “Babales” dhe përleshja e përnatshme e atyre 5-6 gazetarëve që i shohim në çdo TV dhe emision, të cilët komentojnë sipas midesë materialet e ofruara nga regjisori Ervin Steven Spielberg.

Të bëjnë vetë gazetarin as që bëhet fjalë. Se fundja këtu askush nuk bën më gazetarin, pasi janë ngatërruar rolet, politikani bën gazetarin e gazetari bën politikanin.

Dhe kjo, jo për faj të tyre, por të “Katharine Graham”-ve (botuesve) shqiptarë, të cilët janë o në prehrin e Ramës, o në të Bashës e Berishës, o në të Metës.

Të dalë dikush jashtë rreshtit, as që bëhet fjalë!

Dhe, deri sa të dalë një “Katharine Graham”, kazani do të ziejë me telenovela politike alla “Babale”!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përpjekja dëshpëruese për të fshehur përplasjen me SHBA
Previous article ILIR YZEIRI/ Lakuriq me duar në xhepa

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k