• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BLEDI LUMANI/ Moral k*rvash!
Home
Blog

BLEDI LUMANI/ Moral k*rvash!

October 9th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Bledi Lumani

Xhisiela Malaku vazhdon të jetë “strumbullari” që vë në lëvizje debatin në Shqipëri.

Historia e saj tronditëse është kthyer si një telenovelë me seri.

Por nga viktima e ditëve të para, Xhisiela tani është kthyer në një ku***.

Një ditë më parë, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi ekskplozivi në oborrin e shtëpisë së gjyshit të saj.

Dhe Xhisiela, ndoshta e bindur, ndoshta e mësuar, tha se ndjehet e kërcënuar nga opozita dhe se eksplozivi mund të jetë vendosur nga njerëz të frymëzuar nga ajo.

Kaq u desh, dhe në media nisi një histeri ndaj saj.

Lajmi nuk ishte më eksplozivi që mund t’iu merrte jetën të afërmve dhe vetë Xhisielës, por makina e saj dhe një palë syze, që sipas mediave tona “investigative”, ishin origjinale dhe kushtonin shumë.

Dhe ngrihej pyetja se kush ia kishte blerë.

Sepse në Shqipëri, një femër nuk mund të ketë makinë, syze origjinale apo rroba të mira, nëse nuk është ku***.

Të paktën këtë na lanë të nënkuptonim një ditë më parë, në rastin e Xhisielës.

Për to nuk kishte më rëndësi se kush e vendosi eksplozivin, çfarë po bëhet me rastin e saj, por lajm ishte makina dhe syzet origjinale, të cilat një “jetime” dhe “vajzë fshati” nuk mund t’i sigurojë dot në mënyrë të ndershme.

Dhe nuk kishte nevojë për përgjigjie, se përgjigjien e kishin dhënë vetë që në titullin e shkrimit.

Është e vërtetë që në rastin e Xhisielës, ka shumë gjëra që logjika nuk mund t’i pranojë.

Është po aq e vërtetë po ashtu, se një vajzë 20 e kusur vjeç dhe pa punë, e ka të vështirë që të ketë makinë e rroba të mira.

Por në rastin e Xhisielës, kemi të bëjmë me një viktimë të marrë peng, dhe viktimës nuk mund t’i bësh gjyqin, e aq më pak t’i bësh moral.

Se nëse i futemi këtij muhabeti, k*rva janë edhe mediat, pronarët e të cilave “makinat” dhe “syzet” i kanë në seri duke iu k*rvëruar politikës.

K*rvë është edhe politika, që nuk ka lënë trafikant droge pa përdorur dhe krijuar lidhje, për të siguruar “makina” dhe “syze” në seri.

K*rvë është edhe ajo pjesë e shoqërisë, që për një vend pune, voton këta k*rva, apo që e shesin votën për një thes mielli, jo makinë e syze origjinale.

Dhe kështu bëhet një zinxhir k*rvash!

K*rva që kanë vendosur t’i bëjnë gjyqin një vajze në hall, duke na thënë se ai nuk është shembulli që duhet të ndjekim.

Shkurt muhabeti, moral k*rvash!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARIAN GALDINI/ Platforma e LDE për çlirimin e zgjedhjeve
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Nga Babale tek Xhisiela, bastet absurde të opozitës shqiptare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k