• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BLEDI LUMANI: Ky ishte viti i Edi Ramës!
Home
Blog

BLEDI LUMANI: Ky ishte viti i Edi Ramës!

December 29th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Si çdo fundviti, mediat përzgjedhin ngjarjet kryesore që shoqëruan vendin.

Kuptohet, zhvillimet politike janë ato në qendër të vëmendjes.

Në Shqipëri, dy kanë qenë zhvillimet kryesore: Reforma në drejtësi dhe çadra e ngritur nga opozita kundër saj.

Ishin edhe zgjedhjet parlamentare, por ato nuk patën histori, pasi Edi Rama fitoi bindshëm ndaj një opozite të dobët e të përçarë, e cila për më tepër vuajti pasojat e aksionit të saj anti-perëndimor, për të penguar miratimin e reformës në drejtësi.

Gazetari Lutfi Dervishi shkruan me ironi se ky ishte viti i opingës:

“Dy lajmet më të shumta për 2017 ishin :

1.Lajmi për atletet e Ramën

2.Lajmi për çizmet e Monikës

3.Lajm i munguar: lajmi për opingat e njerëzve”.

Por, përtej ironisë, ky mund të thuhet se ishte viti i Edi Ramës.

Ai arriti fitore të njëpasnjëshme politike përballë kundërshtarëve të vet.

Duke nisur nga reforma në drejtësi, të cilës i hapi rrugë pa asnjë kundërshti dhe duke ua lënë në dorë plotësisht ndërkombëtarëve.

Kjo i dha shumë pikë jo vetëm në Perëndim, por edhe në vend, gjë që u reflektua edhe në zgjedhjet e qershorit.

Fitorja më e madhe politike, që mund të quhet një art i vërtetë, ishte marrëveshja e majit me Lulzim Bashën.

Me atë marrëveshje, ai me një gur vrau dy zogj.

E para, arriti që të bindte opozitën të futej në zgjedhje, në një kohë që dukej se ajo ishte future në një rrugë pa kthim, për të bojkotuar zgjedhjet.

E dyta, ai e futi opozitën në zgjedhje të ndarë, pa koalicione, gjë që favorizonte në mënyrë të qartë Partinë Socialiste, e cila ka elektoratin më të madh në vend.

Duke shmangur një bashkim PD-LSI para zgjedhjeve, Rama arriti një fitore të pamenduar dhe të paaritur nga askush më parë.

Para kësaj fitoreje historike, ai arriti të nxirrte nga skena edhe Ilir Metën, duke e “futur me zor” në Presidencë, nga ku është i padëmshëm për të.

Me Berishën që e nxorri në pension në vitin 2013 dhe me Metën që e “burgosi” në Presidencë, tashmë Edi Rama ka mbetur vetëm përballë Lulzim Bashës, një kundërshtari që e “gënjen” me çikërima, siç ishte “qeveria e përkohshme”, dhe mund të qeverisë i qetë dhe madje, ka shanse të mëdha që të fitojë edhe zgjedhjet e adhshme parlamentare.

Kuptohet, derisa pa i plasur ndonjë skandal i madh apo çështje si ajo e Tahirit, që mund t’i trondisin qeverinë.

Ndryshe, as çizmja e Monikës e as “kërcënimet” e Bashës, s’mund t’ja prishin rehatinë e fitimtarit të madh politik të vitit që po lëmë pas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLODIANA BESHKU: Viti i ekstremizmave në BE dhe Ballkani Perëndimor
Previous article FRIDA GHITIS: 10 pyetjet që mund t’ju mbajnë zgjuar netëve përgjatë vitit 2018

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k