• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BLEDI LUMANI/ Këtyre gjithmonë fajin ua ka populli
Home
Politikë

BLEDI LUMANI/ Këtyre gjithmonë fajin ua ka populli

February 26th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

“Nuk e shpjegoj dot, se çfarë janë ata shqiptarë që mund të votojnë akoma këtë qeveri dhe Edi Ramën”.

Kështu sokëllinte Fatos Lubonja nga një studio, mbrëmjen e djeshme.

Kjo në fakt, nuk është një tezë e re e opozitës.

Kanë tetë vjet, që njerëz të saj, akuzojnë popullin, se e ka fajin që voton Ramën dhe jo Partinë Demokratike dhe LSI.

Këtë tezë e artikuloi vetë Berisha i pari, pasi humbi zgjedhjet e 2013-s. Ai bëri përgjegjës pikërisht popullin, për humbjen e tij.

Dhe kanë tetë vjet që e përsërisn këtë tezë.

Madje Lubonja arriti deri aty, sa t’i kërkonte llogari popullit pse nuk voton kundër Ramës, edhe për tërmetin dhe pandeminë, të cilat në fakt, nuk i shkaktoi Rama, i cili mirë apo keq, në fakt po përpiqet të ndreqë diçka.

Ndoshta do të vazhdojnë edhe pas 25 prillit, që prapë t’ia hedhin fajin popullit.

Vetëm se, ndoshta ka ardhur koha që para se të drejtojnë gishtin nga populli, ta kthejnë njëherë nga vetja e vet.

Se nuk mund t’i kërkosh llogari popullit, kur si alternativë të Edi Ramës iu nxjerr Sali Berishën, Ilir Metën e dy pupacët e tyre, Lulzim Basha e Monika Kryemadhin.

Provoni të ndryshoni njëherë ofertën politike dhe atëhere kërkojini llogari popullit.

Jo ju ofroni si alternativë dy kufoma politike dhe pastaj thoni se ua ka fajin populli që s’ju voton.

Nëse doni të mundi Ramën e “korruptuar” e “kriminel”, atëhere bëjeni si duhet, që t’ju votojnë.

Mos i nxirrni përballë, dyshen simbol të korrupsionit dhe kriminalizimit të vendit.

30 vjet janë shumë, që edhe populli më i prapambetur në botë, të vazhdojë të votojë për të njëjtën alternativë.

Kur të ofroni një alternativë të re, atëherë ndoshta keni të drejtë t’i kërkoni llogari popullit.

Deri atëherë, ta gëzoni Edi Ramën!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë
Previous article ARTUR AJAZI/ Koalicioni i bulevardit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k