• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Pse Shqipëria nuk e mbushi dot hapësirën e taksës së Kosovës?!
Home
Blog

BEN ANDONI/ Pse Shqipëria nuk e mbushi dot hapësirën e taksës së Kosovës?!

March 13th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

Ndërkohë që të gjithë aktorët politikë, aleatët ndërkombëtarë dhe grupet e interesit po gjykojnë e përflasin taksën doganore prej 100% vendosur importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, një pyetje që të shkon ndërmend është se pse Shqipëria nuk mundi ta mbushë dot hapësirën, që la pas kjo masë drastike. Më shumë akoma, gjëja që të vjen më qartë është se pse masa të tilla ose parashikime nuk u patën parasysh në axhendat e mbledhjeve të përbashkëta, të cilat përfundojnë gjithnjë “suksesshëm”.

Në rend parimor, Shqipëria si vend anëtar i CEFTA-s, nuk duhet të synojë interesin dhe përfitimin e tregjeve, në rastet e problemeve që kanë shtetet e tjera mes tyre. Por, në rastin e dy vendeve tona, ky fakt bie poshtë de facto sepse Shqipëria dhe Kosova vazhdimisht referojnë për marrëveshje dhe përpjekje të krijimit të mundësive që dy tregjet tona të kenë lehtësira.

Duke iu referuar të dhënave të vitit 2017, Kosova importoi 449 milionë euro mallra nga Serbia, kurse tre herë më pak nga Shqipëria, pra vetëm 151 milionë euro. E nga Maqedonia importohej pak më shumë sesa nga vendi ynë! Ndërkohë që për eksportet, Kosova ka pasur të dhëna më të mira me Shqipërinë sesa me Serbinë, por me defiçit tregtar shumë të madh me këtë të fundit.

Zhvillimet e fundit po referojnë se sot në Kosovë duhet të bëhet një analizë dhe të mendohet nëse është arritur apo jo rezultati i taksës dhe si do të jetë realisht e ardhmja. A është dëmtuar realisht Kosova? Apo mjafton dëmi që i është bërë deri më tani Serbisë.

Kosova, paçka pretendimeve të kryeministrit Haradinaj, po humbet shumë përballë angazhimit të faktorit diplomatik amerikan, që po investohet që kjo taksë duhet të hiqet dhe të gjendet një zgjidhje emergjente ku ajo të pezullohet për një kohë dhe të arrihet një marrëveshje me Beogradin zyrtar. Një ide që e mbështet dhe PDK, partia kryesore në Kosovë, në koalicion me formacionin e kryeministrit Haradinaj.

Për pak muaj do të dalin rezultatet e vendosjes së taksës dhe përfitimet e vendeve fqinje me Kosovën, ku duket se Maqedonia dhe Mali i Zi nuk kanë humbur kohë për të mbushur boshllëkun, paçka moralitetit të anëtarësimit në CEFTA. Madje, nga Maqedonia ka referenca se mallrat serbe ripaketohen për t’u importuar nga Kosova.

Për fat të keq, Shqipëria me strukturën e prodhimeve të veta, por edhe moskonkludimin si duhet të orientimit të saj të prodhimit me Kosovën nuk është se po ndien ndonjë ndryshim. Aq më shumë Prishtina zyrtare. Nga ana tjetër, modeli ekonomik shqiptar e ka të pamundur të rikuperojë veten e vet dhe jo të mundësojë fuqi plotësuese dhe të bëhet faktor, të mbushë boshllëkun që po lënë importet serbe në Kosovë. Më shumë akoma, Shqipëria premtoi dikur që Kosova do të kishte portin e saj Shëngjinin, kurse tashti ka deklaruar për Durrësin, por këto masa nuk duket se kanë ndonjë impakt aq të madh për Prishtinën sa ishte premtuar. Kjo për shkak se funksionalizimi i ideve ka nevojë për një infrastrukturë ligjore dhe predispozitë reale në terren sesa fjalë të bukura.

Cilado që të jetë rruga e z.Haradinaj, Shqipëria është krejt e papërgatitur që të funksionojë me Kosovën dhe ky duhet të jetë shqetësimi i kryeministrave tanë, por edhe motivet e takimeve të qeverive të tyre, që tashmë me mungesën e efikasitetit të duhur, nuk duken më as si propagandistike. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Kjo ditë është turpi i Kosovës
Previous article ALTIN KETRO/ Klithmat e “Petro Ninit” dhe hipokrizia opozitare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k