• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Meta është më i vlefshëm si kryetar Opozite!
Home
Politikë

BEN ANDONI/ Meta është më i vlefshëm si kryetar Opozite!

November 5th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Ben Andoni / 

Në debatin që duhej të përfshiheshin thjesht e qartë vetëm një dorë konstitucionalistësh, janë tashmë të gjithë për kuptimin e mos-dekretimit të z. Lleshi. Objektivi është presidenti i vendit, që thjesht nuk ka dekretuar një kandidaturë të paralajmëruar se nuk e dëshironte. Pavarësisht hamendësimeve, mungesës së detajuar të shkakut të mospranimit, një gjë kuptohet qartë: statura e Ilir Metës po e kërkonte një akt të tillë.

Që nga ardhja në presidencën shqiptare, me kompetencat e cunguara që ka në postin më të lartë protokollar të vendit, presidenti i ri shqiptar ka treguar se do të rifaktorizohet. Për hir të së vërtetës, ka një përpjesëtim të zhdrejtë të karrierës de jure të z.. Ilir Meta dhe veprimit de facto. Kjo e fundit është në rënie të lirë prej vitesh. Që në zgjedhjet e fundit vendore, Socialistët, ish-aleatët e tij, iu përgjigjën me forcë dhe shpërfillje, duke e lënë mënjanë në dy votime. Kurse, pjesëmarrja e tij në dy qeveritë e fundit, si hije e dy njerëzve më të fortë të vendit, Berisha-Rama ka qenë fatale. Formacioni i tij politik, LSI, ishte shenja ku binin rrufetë e pandala të publikut dhe medias për korrupsion por edhe kuptohej metafora e korrupsionit. Për shkak të kësaj të fundit, shtuar me oreksin gargantuan të tij, LSI u nda shumë keq me aleatin natyral PS-në , ashtu si katër vjet para kësaj u nda me aleatin e forcuar PD-në, të cilës i është afruar deri më tani me shumë sforco. Të gjitha këto e bënë Ilir Metën, një figurë aspak të dashur për publikun.

Militantët dhe fryma e LSI-së ka qenë një nga shfaqjet më të sikletshme të politikës shqiptare dhe në kohët në vazhdim do të gjykohet për shifrat që do arrijë në zgjedhje. “Zgjuarsia” e Metës dhe e shpurës së vet ishte thjesht që makineria e militantëve të kishte sa më shumë akses në të gjithë administratën dhe për të bërë diversione, që përktheheshin në voto.

Ilir Meta, ideatori dhe mbajtësi i LSI-së, e kishte vendosur parimin e punës të kësaj partie mbi këto vlera interesi, që duhet thënë se ia zbehën fare aksionin politik. Ai u dobësua shumë më tepër kur u vendos në postin e Kryetarit të Kuvendit, pasi bëri një nga drejtimet me të dobëta në historinë e parlamenteve të viteve të Demokracisë.

Sot, ajo që i mbet është të bëjë lojën e lodhshme dhe testet e vazhdueshme bezdisëse, të cilat i ka të trashëguara nga koha kur ishte realisht i fortë politikisht. Këtë e bëri dikur bukur me Fatos Nanon, kur nuk votonte në parlament kandidaturat për ministra që propozonte kryeministri dhe dekretonte President Moisiu.

Gati 15 vjet më vonë, kur tashmë është në postin më të lartë protokollar, por më të ulëtin sa i përket faktorizimit, ai megjithatë ka gjetur mundësi të bllokojë kreun e SHISH-it, mëtohet të sjellë probleme për KLSH-së dhe BSH-së, ka bllokuar Paktin e Detit, bllokoi dekretin e Lleshit dhe ka bllokuar edhe KED-in.

Për ta bërë dhe më të sikletshëm të gjithë panoramën me akrobacitë e veta, ka mbështetur fuqimisht ministrin Xhafaj, kurse e shoqja e tij që është një nën-kryetare e LSI (Nën hijen e tij), ishte e vetme në opozitë e vlerësoi aksionin e policisë. Fakte që të bashkuara tregojnë se kostumi i presidentit i ri ngushtë oreksit të tij të pareshtur për fuqi reale Ekzekutive. Të tilla, që ka njeriu më të cilin asnjëherë nuk do të bëhet mik, Edi Rama.

Ilir Meta po përpiqet t’i kthehet sërish politikës aktive dhe nuk është habi ta lerë mandatin e papërfunduar.  Synimi duhet të jetë posti i kryeministrit. Ky është kostumi që kërkon njeriu, që pas Berishës, është njeriu me më shumë karrierë politike të lartë në vend. Ndaj, për të filluar këtë i duhet Opozita, sepse në Pozitë Ilir Meta ka treguar që nuk funksionon si duhet. Po, në fakt, me këtë nivel që është PD-ja dhe Aleatët e saj, kush vallë mund ta bënte më mirë opozitarin real sesa z. Ilir Meta! (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Secili me “bindjet” e veta!
Previous article ANALIZA/ Pasardhësi i Angela Merkelit mund të jetë një lajm i keq, për një Evropë post-Brexit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k