• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Ish-deputetët e PD, rrinë e rrinë, dhe i fusin një xhiro andej nga çadrat
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Ish-deputetët e PD, rrinë e rrinë, dhe i fusin një xhiro andej nga çadrat

December 25th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Duke prezantuar skena qesharake dhe aspak serioze për një ish-ligjvënës, duke krijuar skena me çadra “plastike” apo me “banorë” që nuk kanë marrë nga qeveria asnjë batanije, sejmenët e Lulzim Bashës, (madje dhe vetë ai) rrinë e rrinë dhe i fusin një xhiro nga Sukthi, Thumana, Bubqi, Golemi apo dhe ish-Këneta. Padyshim që të gjitha ato zona, duke mos përjashtuar edhe Durrësin, bregdetin e Golemin, janë pikërisht zonat e tmerrit nga ku ish-kryetarët e komunave të PD, kanë bërë namin me lejet e ndërtimit, me tolerancën abuzive duke shkelur ligjet e shtetit, duke sjellë katrahurën e 26 Nëntorit. Por duke u kthyer tek “xhirot” e shpeshta të shqupistëve, të bie në sy “parapergatitja” promocionale e “banorëve” që dalin në kamera me Lulzimin, Strazimirin, Gjunkshin, apo dhe Alibeajn, dhe ankohen se “ja nuk ka ardhur asnjë nga qeveria të na sjellë batanije, ushqime, rroba, çadra”, dhe pak më tej, dalin “të rinjtë e PD”, tek zbrazin nga bagazhet e makinave “ndihmat”.

Qesharake dhe e vjetër kjo si “stradegji” e përdorur për dekada me rradhë nga ish-shefi i madh i partisë, dhe tani së fundi edhe nga ish-mandatuesit e saj, që pasi parfumosen dhe lyhen me xhelatinë, u shkojnë banorëve me makina 100 mijë euroshe, për t’i treguar se “jemi pranë jush”. Skenarë të tillë mashtrimesh, janë të dala boje, sidomos kur ato bëhen me fatet e atyre fatzinjve që besojnë në gjoja “kujdesin e ish-opozitaristëve”.

Duke skenuar dhe sajuar “banorë” të kurdisur dhe parapergatitur, Lulzimi dhe sejmenët e tij, rrinë sa rrinë dhe i japin një xhiro vehtes nga ndonjë cep i Sukthit apo Thumanës, duke ju sulur qeverisë e cila “nuk kujdeset për shtetasit e saj, dhe i paska lënë në mëshirën e fatit”. Paçka se grupet e emergjencës kanë shpërndarë qindra e mijëra tonë me ndihma, duke nisur nga ushqimet dhe veshmbathjet, e duke vazhduar me çadrat për të mos u munguar asgjë njerëzve në nevojë, duket se SHQUP-i, ka zgjedhur të mos i ndahet rrugës së të bërit politikë edhe me fatkeqsitë e shqiptarëve.

Duke braktisur e refuzuar ftesën e shpeshtë të kryeministrit Rama, për t’u ulur në tryezën e përbashkët dhe për të diskutuar mbi problemet e situatës së postërmetit, ish-ligjvënësit e PD kanë preferuar xhirot lart e poshtë, si dhe sulmet e paprincipta ndaj qeverisë dhe kryeministrit, duke u sjellë si “profesorë” dhe jo sikur janë mëkatarë të kësaj gjendje të krijuar. Rindërtimin e zonave dhe qyteteve të prekura nga tërmeti Edi Rama nuk e kishte konceptuar pa prezencën edhe të opozitës, në takime dhe tryeza të përbashkëta, por ajo ka preferuar të mbetet jashtë tyre, për të sabotuar dhe jo ndihmuar.

Xhirot qesharake të atyre që japin “leksione” ndihmash dhe “porosi kujdesi nga qeveria”, janë thjesht shfaqje bajate dhe banale, të një grupi dështakësh, që kurrë nuk janë votuar dhe kurrë nuk do të votohen edhe nga Sukthi e Thumana, as nga Durrësi, Golemi e Tirana. Xhirot e sejmenëve të SHQUP-it, janë thjesht zbavitje në ditë dhjetori, dhe jo kudogjendje për ata hallexhinj, xhirot e tyre janë pjesë e axhendës së kryetarit të tyre Basha, që synon të mbajë “tenir vive” përshtypjen e ndjekësve të tij se, “PD është akoma parti politike”.

//minisrclink.cool/1e40c8bd4601a5a5a4.js

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Më mirë se kaq nuk do u vlente serbëve që shpikim!
Previous article MERO BAZE/ Dëmi i “Mini-Shengenit” mes shqiptarëve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k