• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Lëreni Kushtetutën, s’ua ka fajin ajo!
Home
Blog

BEN ANDONI/ Lëreni Kushtetutën, s’ua ka fajin ajo!

January 16th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kushtetuta jonë i ngjan një rrobe mbushur me andrra prej dy partive kryesore politike. Ajo është prekur pafund në vitet e demokracisë. Orët e fundit kanë qenë deputetët e PD-së dhe LSI-së, që përbëjnë dy partitë kryesore në Opozitë të cilat po mbledhin firmat e nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjin në bazë të të cilit zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm i vendit. Justifikimi ngjan si gjithnjë i njëjtë dhe përdoret fjalë e stërgjatë anti-kushtetuetshmëria. Së fundmi, amendamenti i propozuar nga opozita kërkon 3/5 e votave në Kuvend dhe Kryeprokurori i përkohshëm t’i nënshtrohet Vetting-ut, derisa të ngrihet KLP. Sërish propozohet një zgjidhje, që duhet lexuar si një krizë tjetër në horizont: ndërprerje e mandatit të kryeprokurores Arta Marku!

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në këto 20 vitet e fundit, i janë bërë prekje të shpeshta, si rezultat i kërkesave të vazhdueshme për ta ndryshuar, fakt që kuptohet se vjen si rezultat i kapitalit që kërkojnë të fitojnë forcat politike në vend në kurriz të njëra-tjetrës. Pyetjet e thjeshta që i vinë një njeriu në këtë rast e që s’ka lidhje me konstitucionalizmin janë të tilla: A është kaq e lehtë të merret parasysh ndërrimi i neneve të kushtetutës? Pse partitë politike i japin tagër vetes t’i drejtohen asaj në çdo pak muaj për ndryshim? A na përfaqëson si duhet kushtetuta me të gjitha problematikat tona? Etj., etj.

Dy partitë kryesore politike, që sillen dhe veprojnë si pronare të gjithçkaje në vend, në shumë raste të problemave dhe krizave politike, shumë syresh artificiale, i përvishen hapësirave dhe mundohen të manovrojnë mes klauzolave kushtetuese. Një dekadë më parë, mëtimet për ndërhyrje në Kushtetutë ishin aq të vazhdueshme, sa më 2008 dy elefantët e politikës shqiptare u ulën me një mirëkuptim të thellë për ndërhyrje në Kushtetutë.

Vetëm se ajo që rezultoi e lehtë për dy partitë kryesore me ndryshimet e vitit 2008 ka shkaktuar realisht shumë anomali dhe tashmë ne po e vuajmë këtë ndërmarrje që ka prishur ndarjen e tagreve dhe pavarësinë e pushteteve. Kushtetuta, ky dokument themeltar që duhej ta mbronte parimet bazë të funksionimit të shtetit duket se me ndryshimet që i janë bërë është bërë një dokument ku presupozohet se mund të ndërhyhet në çdo moment.

Paradoksalisht, nëse bëhen vazhdimisht ndryshime, nuk prishet kjo asimetri e madhe që ekziston, ku pakica ka në dorë gjithçka dhe merr vendime, kurse qytetarët kanë vetëm të drejtën të votojnë dhe të mbesin, ashtu si sot, krejt të papërfaqësuar prej menefregizmit të pushtetit. Qytetarët kanë nevojë që me dokumentin themeltar të jenë të përfaqësuar, ndaj politikanëve u kërkohet ta lenë të qetë Kushtetutën, pasi fajin se ka ajo, paçka ashtu e kthyer në një rrobë plot me andrra. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDUE DEDAJ/ Viti i Skënderbeut, a do të jenë të "përbashkuar" shqiptarët?
Previous article Akhilesh Pillalamarri/ Përse Monarkia e Iranit mund të bashkojë një vend të ndarë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k