• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEDRI ISLAMI/ Nëse nuk është i çmendur, është vrasës gjakftohtë
Home
Blog

BEDRI ISLAMI/ Nëse nuk është i çmendur, është vrasës gjakftohtë

March 6th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Mbrëmë, në një studio televizive, u shfaq përsëri ish shefi i qeverisë, Sali Berisha. Ishte një emision i paralajmëruar dhe, megjithëse figura e tij është e zgërlaqur, përsëri ngjallë kureshtjen, në mos për gjë tjetër, por të paktën, të mund të mendosh se ky njeri, tani që është në pleqërinë e tij, do të ketë mësuar diçka nga jeta.

Dy nga deklaratat e tij ishte tronditëse. Nuk mund të kisha menduar kurrë se një njeri i politikës, aq më shumë i niveleve të larta, mund të ketë shkalluar deri në këtë shkallë, ose, duke mos qenë në rregull mendërisht, ai ka dalë në një fazë tjetër të mendimit politik.

Do të doja të besoja se është kjo e dyta dhe se ne, shtetarët e zakonshëm, nuk kemi pasur kurrë në krye të shtetit e të qeverisë, një njeri që gjakftohtësish të vret, duke e paramenduar vrasjen si një gjë të rëndomtë.

Po sjell disa nga deklaratat e tij në mbrëmjen e djeshme, të cilat, edhe një njeri normal do i kishte fshehur brenda vetes:

Për shefin e opozitës së asaj kohe, Edi Rama:

-I thashë ( zyrtarit të lartë të SHBA, i dërguar nga Hillari Klinton) a do i japësh një mesazh Edi Ramës: janë 5 snajper, 4 dhe unë në dritare, e po preke gjë do goditesh…Do goditet, vetëm po nuk e shpoi plumbi.

Për vrasjet e 21 janarit:

-Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit,shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores; në mos garda, mund të ishte gishti i Sali Berishës.

Deklarata të tilla, gjysëm të çmendura dhe gjysmë kriminale, bëri edhe për vrasjet në Tropojë, të cilat i kishte zgjidhur sipas kanunit dhe nga dyshimi se mos Haklajt do e vrisnin.

21 janari, si ishte e ditur, por e pa pranuar nga ish shefi i qeverisë, ka qenë dita e vrasjeve të paralajmëruara. Jo vetëm kaq: ka qenë dira kur ish shefi i qeverisë ka qenë i gatshëm të bëhet vetë vrasës për të ruajtur pushtetin e tij dhe për të fshehur përmes tyre edhe krimet e tjera të ndodhura nga vetë ai, nga njerëzit e familjes së tij dhe bashkëpunëtorët e afërm.

E mendon dot njeri se si një shtetar, në këtë rast figura më e rëndësishme e qeverisjes, ende pa nisur asgjë, kur nuk e di se si do të zhvillohen ngjarjet, por duke e ditur se përballë tij do të ketë mijëra e mijëra vetë, merr të vetmen masë: vrasjet.

Katër snajper të vendosur për të vrarë shefin e opozitës. Në mos ata, snajperi i pestë, në dritaren e tij, ishte vetë Berisha.

Dhe kur është dyshuar se kush i dha urdhër shefit të Gardës së Republikës për të qëlluar. Grushti poshtë syve të shefit të gardës, në mos nga dikush pranë Berishës, mund të ketë qenë i vetë atij. Në mos edhe ka qëlluar vetë ai. Zhdukja e filmimeve në skanerin e kryeministrisë, natën vonë të 21 janarit, mund të kishin pasur pamje të tmerrshme. Duart e përgjakura të Makbethit sillen në makthin e tij.

Berisha , në 21 janar, ka qenë në një gjendje deliri. Duke e konceptuar selinë e qeverisë si kullën e tij ai ka bërë hesapet se, nga brenda kullës, mund të vrasë këdo që i afrohet gardhit të tij. Sidomos njeriun që i prin drejt këtij gardhi. Ai nuk ka menduar se si mund të bëjë diçka në dobi të njerëzve, por se si mund të vrasë njerëz. Dhe, në fund , këtë e ka bërë gjakftohtësisht. E ka bërë, jo si njeri i Kanunit, çka i pëlqen të mburret, por si burracak, kur njerëzit kanë qenë duke ikur dhe kur, si u shfaq plotësisht e zë e me figurë, asnjëri nga të vrarët nuk ishte në afërsi të selisë së tij. Më i afërti ishte disa metra larg hyrjes së makinave, të tjerët dhjetëra metra larg.

Të planifikosh vrasjet e njerëzve ende pa e ditur se çfarë ndodh, t’i marrësh ato në mbrojtje, të përpiqesh të falsifikosh provat si e bëri në shfaqjen e parë pas vrasjeve, të krijosh alibi të rreme përmes mjekëve, të rikrijosh tablonë pas së vërtetës së vrasjeve, të marrësh në mbrojtje kriminelët, të kthesh godinën qeveritare në një strehimore për gardistët, e në fund të shpërblesh vrasësit, këtë mund ta bëjë një njeri , i cili, edhe mbrëmë na vuri të dyshojmë mes dy alternativave: ose është i çmendur, ose është një vrasës gjakftohtë.

Po sikur Fatos Nano të kishte vepruar me të njëjtin mentalitet vrasës në 14 shtator 1998, kur demonstruesit e nxitur nga Berisha, tërbueshëm, jo vetëm që shkelën gardhin e qeverisë, por u futën brenda, shkatërruan gjithçka, e morën si në një grusht shteti atë dhe selinë e RTSH, bënë thirrje se pushteti i së majtës mori fund dhe se ne erdhëm në pushtet, e kthyen selinë e PD-së në depo armatimi, nxorën horrat në rrugë bashkë me vrasësit…çfarë do të kishte ndodhur.

Po sikur njerëzit pas Gërdecit t’i ishin sulur birit të tij dhe ta tërhiqnin për vrasjet e pamëshirshme, si do të kishte qenë? Harron ai se njerëzit e vrarë kanë familjet e tyre, fëmijët, motrat, vëllezërit? Jo të gjithë mund t’i zhdukësh si ndodhi me Haklajt.

Berisha u shfaq mbrëmë, edhe një herë, por kurrë kaq hapur, ai që është në të vërtetë:

Njeriu që vret duke qeshur; ose nga e qeshura e çmendurisë të vret.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Mos kërko kaq pak Lulzim
Previous article ILIR KULLA/ Pse Renzi çon për skrap dhe BE-në, italianët ia përplasën në surrat tepsinë dhe timonin

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k