• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Mos kërko kaq pak Lulzim
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Mos kërko kaq pak Lulzim

March 6th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Po shoh që i paske dhënë zemër vetes, Lulzim, dhe paske kërkuar distancim nga krimi dhe nga trafiku i drogës, si një kusht për të pasur një vend tek Republika jote, që nuk është më e re. Komplimente, sinqerisht.

Po pse duhet të kërkosh kaq pak? Pse të mos e shtojmë ne numrin e detyrimeve, që duhet të përmbyshim për të pasur mundësi që të jetojmë të lumtur nën një çati të përbashkët?
Pse të mos distancohemi, gjithashtu, nga korrupsioni me çdo tender, që kemi kaluar nëpër duar, nga thasët me euro për çdo leje ndërtimi dhe për çdo gjë, që kemi firmosur, nga pallatet tona dhe të fisit të gruas në vite, nga bizneset tona me dhe pa emër, nga kompanitë brenda dhe jashtë vendit (off shore ose jo), nga shitja dhe blerja e mandateve politike të Partisë Demokratike, si dhe nga çdo abuzim tjetër me pushtetin, që mund të mos më vijë ndërmend tani.

Gjithmonë, nëse do të ishe edhe ti dakord, mund të shtonim si kushte edhe mashtrimin, gënjeshtrën (jo vetëm për orën), hipokrizinë, besëprerjen, pabesinë, skuthërinë, ligësinë, pashpirtësinë, papërgjegjshmërinë dhe paturpësinë, të cilat mund t’i konsideronim si 10 cilësitë e (pa)përshtatshme të një demokrati të ri.

E nisim kokë për kokë po deshe, Lulzim, madje ashtu do të bëhet shumë shpejt edhe, nëse ti do t’i ikësh ballafaqimit me bishtin ndër shalë.
Po deshe, mund ta fillojmë nga dita që kemi lindur, por dakord jam edhe që nga dita kur jemi bërë maxhorenë me letra, dhe, më mirë akoma, që nga dita kur kemi shkelur të dy në politikë apo në jetën publike.

Thjesht për të freskuar kujtesën, Lulzim, kemi hyrë në të njëjtën ditë në parlament, por rrugën që nga ajo kohë e kemi pasur shumë të ndryshme.
Nëse je gati, Lulzim, që ta nisim ballafaqimin për çdo sekondë të aktivitetit tonë politik, të pres me padurim në çdo ekran, portal, gazetë, madje edhe tek ajo kafeneja e djeshme, vetëm një tavolinë larg paparacëve të ty.

I yti

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERNARD GUETTA/ Zbrazëtia politike që dobëson Italinë dhe Evropën
Previous article BEDRI ISLAMI/ Nëse nuk është i çmendur, është vrasës gjakftohtë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k