• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
BEDRI ISLAMI/ Cilin ushtar do të japë Rama për të fituar mbretin?
Home
Politikë

BEDRI ISLAMI/ Cilin ushtar do të japë Rama për të fituar mbretin?

November 4th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Bedri Islami

Si dihet, presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk nënshkroi aktin e dekretimit të ministrit të ri të Punëve të Brendshme, Sander Lleshi, që ishte propozuar nga shefi i qeverisë Edi Rama.

Presidenti Meta bëri kështu aktin e dytë antikushtetues,

Akti i tij i parë ishte kur, në fushatën e zgjedhjeve politike të vitit 2017, ai jo vetëm u përfshi gjerësisht, si një lojtar politik i rëndësisë së veçantë, por bëri dy thirrje që do i kushtonin vendit rëndë:

a – bëri thirrje për armatosjen e përgjithshme të popullsisë, çka është një thirrje e rëndë antikushtetuese dhe,

b – pastaj, paralajmëroi se nuk do e dekretonte qeverinë e re fituar nga socialistët.

Akti i tij i dytë antikushtetuese është tani, pasi , sipas nenit 98 të Kushtetutës, shefi i Shtëpisë Presidenciale, nuk ka të drejtën e refuzimit apo të kthimit prapësht të propozimit kryeministror, por vetëm kryen aktin ceremonial.

Për më tepër, askush nuk mund të përjashtohet vetëm se presidenti nuk ka formuar bindje, pasi shteti nuk qeveriset sipas bindjeve të Metës, por sipas Kushtetutës, ligjeve dhe akteve normativë.

Po të ishte për bindje private, qoftë edhe të një presidenti do të qeverisin vetëm ata që do të kishte dashur një njeri dhe nuk do të kishte pasur nevojë për zgjedhje.

Si për të theksuar përtalljen me Kushtetutën dhe me njerëzit, zyra presidenciale, bëri vetëm një lajmërim për bindjet e presidentit, por nuk e arsyetoi vendimin e tij; ku mbështetet ai, pas cilit ligj, në cilat nene të Kushtetutës, ku e merr fuqinë Presidenti, etj.

Vetëm dy rreshta, sikur të lajmëronte se , sot presidenti për shkak të bindjeve të tij, nuk doli në punë”.

Vendimit të Presidentit shefi i qeverisë iu përgjigj në mënyrën më habitore.

Ai paralajmëroi deputetët e tij që të mos diskutonin dhe të mos shpreheshin për këtë vendim, sikur të mos kishte të bënte me përfaqësues të popullit, të paktën teorikisht, por me një togë rreshterësh të klasit të tretë, të cilët, mblidhen, shpërndahen dhe shkojnë për gjumë vetëm kur bie bilbili i shefit të qeverisë; dhe, theksoi se politika është një lojë shahu.

Sot, për 90 minuta, ai dhe presidenti u mblodhën për një “lojë shehu” në zyrat e këtij të fundit.

Nuk janë takuar për gjëra të mëdha dhe të rëndësishme, por, shyqyr, ra kjo shkelje kushtetute dhe u panë.

Pas 90 minutave me perde të mbyllura, askush nuk e mori vesh se çfarë ndodhi mes tyre.

Së shpejti do të shohim se cilin ushtar ka falur Edi Rama për të fituar mbretin?

Ka dhënë kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka dhënë ndonjë premtim që njëra nga zonat e dorës së fortë të Prokurorisë , Arta apo Donika, të ikë nga posti, duke justifikuar çizmen e Monikës, do të japë Gjushin e Durrësit apo Sejdiun e Elbasanit, do të nisë Tahirin në një drejtim të paditur…do të mbyllë dosjet e 21 janarit… do i bëjë thirrje baba Takut që të mbyllë çantën…

Sepse një lojë shahu pikërisht kështu është: duhet të japësh, pa të marrësh.

Një lojë që politika e tashme e di më mirë se të gjithë të tjerët.

Që lëvizja e Metës është bërë për të marrë, kjo dihet. Që Rama , po ashtu, si në një lojë shahu, do të afrojë diçka, të paktën ndonjë oficer, edhe kjo dihet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ A qan burri?
Previous article ARDIT RADA/ Rama nuk mund të bëhet partner i Metës në shkeljen e Kushtetutës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k