• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BASHKIM KOPLIKU/ Policia, performancë demokratke
Home
Politikë

BASHKIM KOPLIKU/ Policia, performancë demokratke

June 3rd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Policia, performancë demokratke

Miku im i Policisë!
Nuk ka asnjë ngjasim, në përmbajtje, sulmi kriminal i sotëm, në vitin 2019, kundër policisë së një shteti demokratik,  me kundërshtimin e policisë së vitit 1991, të një shteti diktatorial; ngjasimi është veç sipërfaqësor.

Në 1991, protesta ishte kundër një regjimi ku nuk kishte prej dhjetëra vjetësh asnjë lloj lirie, veç shtypje, dhunë e diktat të një klike sunduese që vendoste se kush e si do të qeverisej, pa dhënë asnjë mundësi votimi a vendosje për qeverisjen, me votë inividuale, të lirë, të barabartë për secilin. Në atë regjim, policia i shërbente jo vendosjes së rendit publik e qetësisë, por i shërbente mbajtjes me dhunë të një regjimi kundër zgjedhjeve të lira dhe kundër lirive të njeriut. Pra, në 1991 policija keqpërdorej politikisht për të mbajtur, me dhunë, gjendjen e një burgu masiv, që ishte Shqipëria komuniste.

Sot në 2019, policia po sulmohet praktikisht nga një klikë sunduese shumë e ngjashme, në përmbajtje, me atë klikën sunduese të vitit 1991 e para. Sot po ngrihet një pakicë për të përmbysur me dhunë një pushtet të ardhur si rezultat i zgjedhjeve krejt të lira, të seicilit shqiptar, si kudo në vendet demokratike të botës. Këta që protestojnë duan të shkatërrojnë themelin e demokracisë, votën e lirë, duke e zëvendësuar atë me vendime personale të disa individëve që humbën votën e shqipëtarëve, për zullumet që benë, e që sot i tremben faktit se po përgatitet një sistem drejtësie më i pastër, që i rrezikon të përballen me Ligjin, përballje që kishin arritur ta shmangnin për shumë vite me radhë, si rezultat i korrupsionit galopant të Drejtësisë sonë.

Sot policia është duke kryer një detyrë patriotike: po ruan qetësinë, pa u përfshirë fare në politikë, veç duke siguruar lirinë, që populli të mund të vazhdojë të ushtrojë i lirë të drejtën e tij themelore: votimin e lirë.
Ndryshimi i policisë së 2019, me policinë e 1991 e para, është si dita me natën.

Respekte pafund për performancën aktuale të Policisë shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Rrotacion i dhunshëm? S’ka gjasa…
Previous article ZAMIRA ÇAVO/ Unë të akuzoj z. Basha!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k