• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

May 12th, 2025
  • HOME
BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh
Home
Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

May 1st, 2025 F.autor Blog 0 comments

Ditët e shënuara përfaqësojnë njëra përkujtimin e lavdisë së dëshmorëve të rënë për atdheun dhe tjetra, ditën kur Shqipëria u çlirua nga pushtimi fashist italian e nazizmi gjerman. Pothuajse pa përjashtim, kush nderon ditën e dëshmorëve dhe ditën e çlirimit, votën ia jep asaj partie që ndan një mendim e një qendrim për këto data përkujtimore. Kjo ështe njëherësh dhe përgjegja e pyetjes: kush do fitojë?

Çdo pyetësor, që rreket këto ditë për të kryer sondazhe, si Barometri Euronews Albania, sondazhi që po kryen instituti Piepoli, Top Channel në sondazhin që kryen në bashkëpunim me kompaninë amerikane “McLaughlin and Asociated”, ai i News 24, etj., pyesin parreshtur lart e poshtë, por nuk e kanë kriter të marrin informacion: me kë kanë qenë paraardhësit e tyre, me aleatët që luftonin kundër Boshtit Nazist apo me bashkëpunëtorët e fashizmit? Po ta kishin, do ndjeheshin më të lehtësuar në nxjerrjen e përfundimeve të hamendësuara!?Në imagjinatën e turmave shkaqet e këndvështrimit historik janë herë-herë abstrakte, madje dhe prozaike kur dëshirojnë emocion, ndërsa, kur bëhet fjalë për votën, në ndërgjegjen kombëtare historia është e gdhëndur në memorie. “Dardha nën dardhë bie”, përdoret nga populli sa për ngjashmërinë fizike aq dhe për genin moral të trashëguar. Bij e bija, nipër e mbesa, më së shumti krenar për rrënjët dhe origjinën shoqërore, ndjekin traditën e qendrimet e të parëve të tyre. Respektojnë etërit, por dhe veten, dinjitetin që mbartin prej të parëve. Përjashtimet nuk bëjnë dot rregull tjetër, çështje numrash!

LANÇ-i ishin e vetmja forcë e armatosur që luftuan kundër pushtuesit, në mbrojtje të lirisë. Të tjerë të armatosur, Balli Kombëtar dhe Legaliteti, u bënë palë me gjermanët, u rreshtuan ushtarakisht e politikisht në krahun e gabuar. Ky qendrim i bashkëpunimit me pushtuesit hitlerian, regjimin më të egër e barbar që kish parë ndonjëherë Europa, ishte një tradhti ndaj atdheut, që përfshiu klasën feudale, bejlerë e agallarë, “familjet e mëdha”-pronarë të tokave të dhuruara nga Porta e Lartë për shërbimet prej skllavi. Ata që luftuan dhe dhanë gjakun e tyre në beteja, të rënët në masakrat e operacioneve ndëshkimore, të vdekurit në kampet e përqendrimit janë të gjallë si martirë e të tillë do mbeten në kujtesën dhe ndërgjegjen e pasardhësve të tyre.

Me shembjen e sistemit komunist, ranë njëherësh dhe “obeliskët” e datave paërkujtimore. Uzurpatorët e lëvizjes demokratike u dhanë ballistëve, pinjollëve të bashkëpunëtorëve të fashizmit, aleancën, administratën berishjane dhe postet ku vihej pasuri shpejt e pa lodhje. Rreshtimi i ballisto-zogistëve në krahun e gabuar, krah armikut, u harrua! Ky është momenti që njëherësh harrohet edhe nderimi e kremtimi i Ditës së Dëshmorëve.

5 Maji është më e ekspozuara përkujtimore e inatit të Partisë Demokratike dhe aleatët e saj. Ata kurrë nuk shkelën në varrezat e dëshmorëve të atdheut, për të nderuar në 5 Maj partizanët që dhanë jetën e derdhën gjakun në lulen e rinisë, jo të motivuar politikisht, por për çlirimin e atdheut, për rikthimin e lirisë. Ndodh kështu nga shkaku se këta partizanë, që preheshin në varreza, ishin armiqtë e baballarëve të tyre, me të cilët ishin ndeshur dhe kishin humbur. Këta të dëbuar nga historia, as kishin mësuar gjë, as kishin harruar gjë nga shkaktarët që i rrëzuan nga froni, siç dhe pala tjetër nuk i harron ata, që kur u rrëzuan, lanë një Shqipëri të mjerë, thellësisht të prapambetur, feudale e me 95 përqind të popullsisë analfabete.

Partia Socialiste, ndonëse e ka në programin e vet, jo gjithnjë ka patur vëmendjen ndaj kësaj shtrese dhe këtyre dative. Edhe pse kryetari i saj, me shkujdesjen e shijeve personale rehabiliton me arrogancë të pakorigjueshme historinë e ndonjë prej krerëve të bashkëpunëtorëve të fashizmit, është e drejta e saj për të marrë qendrimin e ”Paternalistit”! Në raste votimesh, si tani, nxiten ecejaket për të forcuar akoma më shumë lidhjet që bashkojnë PS-në me familjet e ish luftëtarëve, familjet e dëshmorëve, votuesit tradicionalë të saj. Brënda këtij synimi është dhe vizita e premtuar e Edi Ramës për të firmosur në Kuç të Labërisë parashikimin dhe premtimin e shumicës parlamentare me mbi 77 deputetë.

Po pse në Kuç? Sepse është simbol i luftës për liri e pavarësi. Po the Kuç, i ke thënë e përmendur gjithë krahinën e Kurveleshit dhe Lumin e Vlorës, të cilave, ndonëse ke guximin e u merr ujin e jetës së tyre, ujin e Lumit të Shushicës për t’ja dhënë Himarës, njëherësh i trajton si hambarin tënd?! Dhe ata do ja japin, se për fatin e Partisë Socialiste, përballë, te pala tjetër, te Sali Berisha dhe klani i tij fisnor, ata shohin njeriun që nocionin “Shtet” e ka tërësisht të huaj, siç ndodh me tribute, ndërsa te PS-ja shohin forcën e vetme politike të aftë për drejtim, pavarësisht vështirësive të rritjes. Kur u desh që të iknin nga pushteti, marrja e të cilit ishte aksidenti Meta, vendosja e rregullit “Shtet” i ngjante pastrimit të stallave të mbretit mitologjik Avgjia.

Përkujtimi i Ditës së Dëshmorëve, 5 majit, ka hyrë prej vitesh në rrjedhën e politikës, e nderuar për shumicën dhe e mohuar për të tjerë, të dënuar të mbeten në opozitë ngase janë pakicë e se në varrezat e dëshmorëve nuk kanë kënd t’i përulen. Gënjeshtrat e rezolutës PPE (mbase të paguara, siç është zakoni i të pandëshkuarit për krimet) për “votat që PS po blen (!?)”, është një imagjinatë që nuk gjen dot viktima te populli i 5 Majit.

Lavdi të përjetshme heronjve të kombit! Rroftë e qoftë në shekuj 5 Maji, Dita e Dëshmorëve!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

F.autor

Related Posts

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog
May 11th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog
May 10th, 2025

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë Blog
April 30th, 2025

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

Blog Apr 30th, 2025
BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

May 1st, 2025
BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë Blog

BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë

Apr 29th, 2025
MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës Blog

MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës

Apr 23rd, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

May 11th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k