• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Ta gëzojnë fitoren se kanë merituar plotësisht
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Ta gëzojnë fitoren se kanë merituar plotësisht

January 8th, 2022 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Edhe pse nuk e meritojnë, u kam sugjeruar zgjidhjen më të arsyeshme politike, që kur krisi pushka e parë në oborrin e SHQUP-it, diku nga fillimi i shtatorit, pasi Sali Berisha u pezullua nga grupi parlamentar i PD.

Të paktën të ruanin atë, që kishte mbetur nga Partia Demokratike, por mbi të gjitha fytyrën e opozitës. Duke u ndarë paqësisht, në pamundësi për të bashkëjetuar nën të njëjtën çati dhe mbi të gjitha, pasi u ishin shmangur me vullnet të qartë përgjegjësisë për t’u ndeshur në mënyrë të qytetëruar në një garë normale demokratike, e cila do të verifikonte dhe çertifikonte shumicën.

Përfundimi janë skenat e sotme, që do të turpëronin edhe fiset e xhunglave afrikane, që ende nuk kanë dalë nga rendi primitiv, për shkak të izolimit nga bota moderne.

Tani le të dalin në ekrane dhe të thërrasin sa të duan për fitore.

Si ata që ndjehen të lumtur se arritën të mbajnë çelësat e kashtës në selinë e pashenjtë, që kutërbon nga era e gazit lotsjellës, ashtu edhe ata të tjerët, që po mburren jo aq të gëzuar se kapën në flagrancë Lulin duke flirtuar me policinë e Edi Ramës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAMIR LAPARDHAJA/ Pse Berishës i intereson dhuna?
Previous article PËLLUMB XHUFI/ Për komunistin Sali Berisha, që na qenka bërë konservator

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k