• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Sot nuk është koha për bilanc
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Sot nuk është koha për bilanc

December 1st, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Astrit Patozi 

(Ose një këshillë modeste për motrat dhe vëllezërit e prekur nga fatkeqësia)

Në këto ditë të vështira pas tragjedisë së 26 nëntorit, ju lutem dëgjoni dhe respektoni sa më shumë dhe me përulje sizmiologët, inxhinierët, arkitektët, urbanistët, psikologët, madje edhe astrologët, po të doni, se edhe ata mund të jenë gjithësesi më të vlefshëm.

Mos humbni asnjë sekondë të çmuar të jetës suaj të tronditur dhe të traumatizuar, duke ndjekur atë që thonë politikanët, e aq më pak të futeni në debatin e pafundëm se cili është engjëlli midis tyre. Sepse edhe vetë këta të fundit duhet ta mësojnë se është e sigurt që tërmeti, sado i rëndë të jetë, as të mban dot me zor në pushtet, por as të çon automatikisht tek fitorja.

Sot është koha që ta mbrojmë atdheun, duke e nisur këtë aksion nga vetja, familja, pallati, lagjia dhe qyteti, të cilit i përkasim. Ata që thonë se në këto ditë të jashtëzakonshme po sakrifikojnë për flamurin dhe për Shqipërinë, janë thjesht mashtrues apo sharlatanë, të cilët po shtiren botërisht si patriotë.

Nesër do të ketë kohë boll për të bërë bilancet, prej të cilave jam i sigurt që askush nuk do të shpëtojë.

Si ata, që bënë sa mundën për të ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia, qoftë edhe duke heshtur apo duke u lutur për ta në distancë, ashtu edhe të tjerët, që nuk lanë gur pa lëvizur për t’ia shtuar artificialisht ballët tërmetit, ne mënyrë që të përfitonin politikisht prej tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Qetësohuni! Nuk është koha për të kërkuar audiencë me çdo çmim. Eshtë koha për t’u kujdesur për audiencën
Previous article ASTRIT PATOZI/ Nuk bëre keq me ftesën, por mos u çudit me përgjigjen

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k