• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Përse shërben pazari i fundit me listat?
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Përse shërben pazari i fundit me listat?

January 14th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Më zbavit shumë dhe nuk më çudit aspak ky pazari i këtyre ditëve mes partive, që duan të garojnë nën të njëjtën sigël më 25 prill.
Sepse të gjithë po grinden dhe bëjnë presion për një apo më shumë vende në pjesën e sigurt të listës. Një palë në sulm dhe të tjerët në mbrojtje, duke tërhequr secili nga vetja, në llogoret e vjetra të kryetarokracisë.
Si për të treguar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe gjithçka do të jetë si më parë me të njëjtat forca politike të stërkonsumuara nga keqpërdorimi i gjatë dhe pothuajse me të njëjtat personazhe, që luajnë të njëjtën tragjikomedi në çdo katër vjet.
Dhe pa asnjë merak se po e pranojnë botërisht që listat janë njësoj të mbyllura si në vitin 2008, kur u votua për herë të parë ky sistem i deformuar dhe i korruptuar politik.
Do të mjaftonte kjo shëmti morale, politike, madje dhe estetike, që Gjykata Kushtetuese ta merrte menjëherë vendimin për rrëzimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama në parlament, por me dakordësinë e plotë të Lulzim Bashës në distancë.
Natyrisht, unë nuk pres që kjo të ndodhë, sepse nuk jam naiv dhe nuk besoj tek mrekullitë, ndonëse detyrimin institucional ndaj publikut e kemi kryer, duke e
depozituar kërkesën në Kushtetuese.
Por jam i sigurt se kjo do të shërbejë sadopak për të bindur edhe më skeptikët se ndryshimi nuk mund të vijë kurrë prej atyre, që po përpiqen dhe po luftojnë me çdo mjet dhe të mbajnë të paluajtshme statuskuonë.
Bindja Demokratike dhe çdo parti tjetër, që pranon dhe aplikon pa mëdyshje parimin e listës së hapur në zgjedhjet e 25 prillit, janë i vetmi shans që shqiptarët e lodhur nga kjo skllavopranorari politike me 3-4 sundimtarë, të cilët vendosin për gjithçka, ta gjejnë veten të përfaqësuar. Nuk është kushti i vetëm për të qenë i besueshëm dhe i pranueshëm, por është padyshim postoblloku i parë për t’u kualifikuar në raundin tjetër.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND ARIZAJ/ Lulzim Basha do pushtet pa levizur nga vendi
Previous article ANDREA DANGLLI/ Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k