• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Për tifozët dhe armiqtë qesharakë të Merkel-Macron
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Për tifozët dhe armiqtë qesharakë të Merkel-Macron

October 19th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Astrit Patozi 

Nuk duhet ta bastardojmë kurrësesi refuzimin e BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke e trajtuar si ndeshje futbolli, ku një pjesë bëhen me Gjermaninë dhe të tjerët me Francën.

Vini re se si edhe brenda këtij tifozllëku absurd, sa të paarsyeshëm dhe qesharakë që janë! Sepse ata, që po mallkojnë Macron-in duke e sharë edhe nga gruaja, në fakt duhet t’i ishin atij shumë mirënjohës.

 Kurse të tjerët, që po e marrin në mbrojtje dhe po e mburrin pa kursim, sot duhet të kishin qenë më të mërziturit prej tij.

Me këmbënguljen e vet për të mos hapur rrugë, presidenti francez i ka bërë tërthorazi një nder qeverisë, por ka dëmtuar qartazi Shqipërinë. Sepse ka bërë të kalojnë në plan të dytë kushtet gjermane të vendosura nga Bundestagu, që e veçonin Tiranën nga Shkupi, në raportet e tyre me Brukselin.

Duke i dhënë kështu përparësi problemeve të brendshme mes të mëdhenjve të Bashkimit Europian, gjë që për shqiptarët dhe maqedonët nuk ka ndonjë vlerë të madhe.

Ndërsa Gjermania, në fakt, ka bërë të kundërtën. Sepse ajo ka vënë në pozitë të vështirë kryeministrin, por i ka dhënë një dorë Shqipërisë, që aho të mos ndëshkohej prej qeverisë së saj në rrugëtimin e vet drejt Europës.

Në rast se propozimi i zonjës Merkel do të pranohej nga Franca, do të kishte qenë më e lehtë për të dalluar njollat e errëta të qeverisjen problematike të Edi Ramës, në kontrast të fortë me atë të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, problemi real që kemi ne sot nuk janë kundërshtitë për zgjerimin e vendeve anëtare të BE, të cilat po na mbajnë sërish larg Europës dhe vlerave të saj. Sepse ato mund të sheshohen që nesër ose edhe mund të mos zgjidhen kurrë.

Puna është se ne nuk i meritojmë negociatat edhe sikur të gjitha vendet e BE të mos kishin asnjë hall tjetër në këtë botë, por vetëm integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë.

 

Ndaj edhe në rastin e djeshëm ne ngjasojmë me atë studentin përsëritës, që kthehet i gëzuar në shtëpi për shkak se pedagogët e komisionit nuk janë marrë vesh me njëri-tjetrin për tezat e provimit.

A thua se e ka ndritur më përpara dhe kur dihet nga të gjithë se njësoj do të ngelte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ “Sabotatori i heshtur” dhe mërzia e parakohshme shqiptare
Previous article MENTOR KIKIA/ Ta bëjmë Shqipërinë si Europa, për “inat” të Francës!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k