• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Një skicë e trishtuar për Shqipërinë normale
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Një skicë e trishtuar për Shqipërinë normale

October 16th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

/Astrit Patozi

Shqipëria normale është sot më e papërfaqësuar se asnjëherë më parë. Asaj nuk i lejohet refuzimi, madje as mospërfillja, sepse edhe kjo e fundit e ka çmimin e vet. Ngaqë është përdhunshëm e detyruar të zgjedhë patjetër njërin mes dy “Babaleve”, nëse do që të ketë një zë publik.
Edhe po qe e neveritur prej të dyve, është e detyruar që patjetër të rreshtohet në njërën prej turmave të klakerëve, që duartrokasin me ose pa lekë liderin e tyre, nëse do që dikush ta numurojë. Në mos gjithmonë, të paktën vetëm atëherë kur ka zgjedhje.
Shqipërisë normale nuk i lejohet as të mendojë me kokën e vet, sepse është e detyruar të pranojë njërin nga dy versionet zyrtare, edhe sikur të jetë e bindur plotësisht që janë të dyja gënjeshtra të trasha. Të udhëheqësit në qeveri, apo të atij tjetrit në opozitë.
Që do të thotë se e vërteta nuk duhet kërkuar askund tjetër, përveçse tek njëri prej tyre, madje në jo pak raste, tek të dy njëkohësisht. Dhe për këtë nuk ka nevojë domosdoshmërisht të presësh 17 majin. Sepse në këtë vend nuk lejohet të arsyetosh vetë apo të kërkosh shpjegime, larg qoftë, prova dhe fakte, jo e jo.
Shqipërisë normale nuk i lejohet as të kthejë kokën nga ana tjetër, nëse është e lodhur nga luftërat e vërteta apo të rreme me “Babale”. Sepse e ka të pamundur të shpëtojë nga pusitë, që fillojnë në mëngjes me produktet apo fjalimet që dalin prej fabrikave të dy partive dhe mbarojnë në darkë me konspektimin e tyre nga të gjitha mediat elektronike.
Shqipërisë nuk i lejohet të flasë e jo më të debatojë për tema të tilla të “rëndomta”, si taksat, çmimet, mjedisi, shërbimet publike, administrata, drejtësia, reforma zgjedhore, shteti, kushtetuta etj, sepse është e detyruar të pranojë si kauza kombëtare vetëm hallet personale dhe familjare të udhëheqësit në qeveri dhe të atij në opozitë. Të cilëve, çuditërisht, jo rrallë u përputhen agjendat.
Shqipërisë normale i ndalohet madje dhe që të qëndrojë mënjanë, sepse kjo i llogaritet që punon për llogari të armikut nga të paktën njëri prej liderëve, në mos nga të dy njëherësh. Shqipëria normale është e detyruar, jo vetëm të pranojë, por edhe të zgjedhë patjetër njërin prej tyre, jo vetëm një herë në dy vjet, kur shkon të votojë, por edhe çdo ditë tjetër që i ka falur Zoti.
Ndaj dhe banorët e saj janë sot më të dobët, më të pambrojtur dhe më të pamotivuar se kurrë, edhe pse me letra ne quhemi vend i lirë. Sepse të vetmen gjë që zgjedhin vetë dhe me dëshirë ata kanë, ose mbijetesën këtu, ose ikjen si refugjatë, duke braktisur dhe zbrazur Shqipërinë.

PS. Shqipëri normale quhet bashkësia e qytetarëve të pështirosur nga banaliteti dhe egërsia e race politikanësh, që e kanë futur atdheun mes këmbëve dhe po e shqyejnë pa mëshirë, duke na treguar se këtë “sakrificë” po e bëjnë për të mirën tonë. Popullsia e saj shtohet dita-ditës në përpjestim të drejtë e zvogëlimin e njerëzve që mund ta përfaqësojnë atë ende në të gjitha nivelet e pushtetit apo të hapësirës publike. Dhe jam i sigurt që, nëse nuk do të ketë reagim, më e keqja nuk ka ardhur ende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Shpifja, beteja e gabuar!
Previous article ELDA SHABANI/ Identiteti dhe Estetika, nëpermjet artit të veshjes popullore

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k