• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Nga kush e mbroni listën ju, o trima?
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Nga kush e mbroni listën ju, o trima?

October 5th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Përfundimisht janë të papërsëritshëm, edhe pse tmerrësisht të parashikueshëm. Këtë pisllëkun me herësin e kryetarit, si postobllok i pakalueshëm për ta mbajtur mbyllur listën, duan edhe të na e shesin si arritje historike.

Me demek zgjedhësit paskan të drejtë ta ndryshokan renditjen e partisë dhe për këtë duhet të ndjehen të lumtur. Edhe pse që kjo të ndodhë duhet të shkojë gjaku në gju të kalit, madje mund të ndodhë që në gjithë Shqipërinë të mos ketë asnjë rast të vetëm për t’u aplikuar.

Por nuk na thonë se përse disa nga kafshët duhet të jenë më të barabarta se të tjerat, kur bëhet fjalë për të njëjtën fermë oruelljane (parti apo subjekt tjetër zgjedhor qoftë).

Sepse nuk kuptohet nga kush e mbrojnë këta partinë, që disave u është caktuar herësi i Damianit për ta kaluar, njësoj si rekordi i Sergei Bubkës në kërcim me shkop, kurse ata që i ka xhan kryetari nuk kanë nevojë fare as të kërcejnë nga vendi.

A thua se nuk është i njëjti person që e firmos listën e plotë të partisë së vet, pa pasur nevojë që disa të jenë të nënës dhe të tjerët të njerkës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Presidenti, si Karabina
Previous article ILIR YZEIRI/ Ku janë heronjtë e ligjit antishpifje?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k