• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Presidenti, si Karabina
Home
Blog

ARDIT RADA/ Presidenti, si Karabina

October 5th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Kush mendon se e komplekson Ilir Metën duke i vënë në dukje se i ka hyrë fushatës elektorale me kokë, gabohet. Edhe gjuha që përdor për kërcënime nuk është aspak e papritur prej tij. Është njëjti President që i sapozgjedhur në vitin 2017, nuk diti ta mbante ‘kurorën’ që i vuri Kuvendi, por brodhi në çdo miting LSI-je kundër timonit që kërkonte Edi Rama.

Madje për rrahjen e një militant të tij diku nga Lezha bëri thirrje të merren armët. Dhe me Ilir Metën nuk funksionon kurrë shprehja “e shkuar, e harruar” ndaj edhe këtë punën e armëve e përmendi edhe me përplasjen që kishte me KED, edhe kur dekoronte nga tre here Mujo Ulqinakun e Vasil Laçin vetëm që t’i lidhej fabula.

Pas votimit të Kodit Zgjedhor në Kuvend, ai ka rinisur kërcënimet ndaj deputetëve. Janë po të njëjtët që do t’i shpërndante njëherë, por tani ka zgjedhur ‘metodë’ të re. Presidenca ka paralajmëruar se me të gdhirë e marta, do të publikojë të gjithë emrat e ligjvënësve që votuan pro Kodit dhe që sipas saj përmes votës kanë sjellë izolimin e Shqipërisë deri në 25 prill. Sigurisht që në deklaratë nuk ka munguar edhe gjaku, ku Meta shprehet gati për të dhënë jetën e tij, por jo lirinë. Pozitive është vetëm pjesa që këtë radhë ai nuk do ta vrasë veten si Salvador Allende, por do luftojë derisa të vritet. Pastaj pjesa tjetër mbetet sërish problem, kur mendon linçimin që do t’i bëjë deputetëve. Meta, pra, ka adaptuar sitlin e Mirela Karabinës kur në protestat për Teatrin lexonte me zë të lartë “armiqtë e popullit” në Këshillin Bashkiak. Një listë ajo e mbushur me gafa, ku disave u ngatërrohej mbiemri, e disa nuk ishin këshilltarë fare, por që tregoi nivelin e seriozitetit dhe të përgatitjes së opozitës. Sot, tregon nivelin e Presidencës. Tani duhet parë vetëm se si do t’i nëmi deputetët që votuan pro Kodit.

Fjala bie, ç’do thotë për deputeten e Lezhës që ka dalë nga lista e LSI. Ajo për të cilën dha zarfin me lekë para kamerave në fushatën e vitit 2017. Domethënë e dha për të dalë Viktor Tusha deputet, por ky shfrytëzoi rastin kur Meta ishte në Gjermani dhe dogji mandatin. Banale, por tronditëse!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Haraçi i vitit të shkuar, që vazhdon të paguhet edhe këtë vit
Previous article ASTRIT PATOZI/ Nga kush e mbroni listën ju, o trima?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k