• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Në këtë duan të ikin të gjithë
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Në këtë duan të ikin të gjithë

November 1st, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Tani që është hapur tenderi për 6 vakancat në Bordin e Bankës së Shqipërisë, po rezulton se ka një numur të konsiderueshëm deputetësh, që janë të gatshëm të lënë mandatin në këmbim të “kapjes” së një prej këtyre vendeve.
E bukura qëndron në faktin se ata i përkasin të dy krahëve të politikës, si të qeverisë, ashtu edhe të opozitës.
Që do të thotë se ata që ngjanë kaq të ndryshëm me njëri-tjetrin thuajse në çdo debat apo opinion, janë shumë të ngjashëm në dëshirën për t’i thënë lamtumirë Kuvendit të Shqipërisë, në rastin e parë që u del përpara.
Mos kujtoni se ka ndodhur ndonjë revolucion në parlament dhe as ka ndryshuar paga dhe benefitet e tjera në Bankën e Shqipërisë, që i ka shtyrë deputetët të ëndërronë largimin.
Është thjesht një shenjë e qartë e degradimit të këtij sistemi politik, të cilin po e braktisin edhe vetë protagonistët. Dhe mos e çoni ndër mend se janë të pazotë ata që duan të ikin, për të mos thënë që janë ndër më të mirët.
Por ta dini që tani se, nëse dëshira e tyre nuk do të plotësohet, kjo nuk ka të bëjë me ndonjë arsye teknike apo proceduriale, por thjesht me refuzimin e liderëve supremë, që e kuptojnë domethënien e kësaj epidemie dhe duan ta evitojnë mesazhin e rëndë.
Që në këtë vend, për shkak të “Rilindjes” dhe “Republikës së Re” janë gati të ikin të gjithë, jo vetëm të varfërit dhe të pambrojturit, por edhe vetë deputetët.

PS. Çdo ngjashmëri me persona konkretë në këtë histori është e rastit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Sa turp, sërish pa Reformë reale Zgjedhore
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Mos u merrni me një fëmijë o popull, sado inat ta keni Saimir Tahirin…!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k