• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Merre me të qeshur Rudina
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Merre me të qeshur Rudina

April 11th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Astrit Patozi 

Mos u mërzit Rudina, se është vetëm fillimi. Konsideroji si përkëdhelje këto që po të thonë sot, se shumë shpejt do të vijë dita kur do të sulen shumë herë më keq. Por mbase deri atëherë edhe ti do të jesh imunizuar dhe nuk do t’u kushtosh më asnjë rëndësi.

Mos u çudit që këtë muajin e fundit nuk po ta kuptojnë shqipen tënde, as kur të ndërrojnë germat e fjalimit tënd, madje duke e shoqëruar me video, në të cilën dëgjohet qartazi që ti e ke shqiptuar ndryshe.

Por ata e kanë vendosur që ti e ke thënë gabim, ngaqë ke probleme me artikulimin, dhe të guxojë njeri t’u thotë që kjo nuk është e vërtetë, sepse janë gati t’i kthehen edhe atij.

As kur të lexosh se ka zëra që thonë se në emisionin e fundit tek Top Channel ke vajtur e dehur, edhe nëse ti ndoshta mund të mos kesh vënë kurrë ndonjëherë alkool në gojë.

Mos u lodh të kërkosh se nga i kanë dëgjuar ato zërat, sepse jetojmë në kohëra digjitale, ku gjithçka është e mundur. Rëndësi kanë vetëm klikimet, por kurrësesi e vërteta.
Natyrisht, duhet të mësohesh me përmendjen gjithnjë e më të shpeshtë të babait tënd, për të cilin do të hiqen si të prekur dhe lënduar njerëz, që nuk kanë pasur as fatin dhe as mundësinë t’i japin dorën, qoftë edhe një herë të vetme. Nuk e kanë për herë të parë dhe as për të fundit që betohen për gjakun e tij.

Dhe nuk duhet të habitesh edhe nëse dikush prej tyre do t’i kthehet apo përvishet edhe babait tënd të ndjerë, i cili nuk ka mundësi të përgjigjet. Mund ta fajësojnë apo rifajësojnë për historitë e tij të vjetra, por mund t’i kërkojnë edhe llogari pas vdekjes për “gabimet” e tua të muajit të fundit.

Merre me të qeshur Rudina! Se nuk i ke shqetësuar për atë që je dhe, as për atë që di apo je e aftë të thuash.

Por është fare e qartë se i ke tronditur me vendimin që ke marrë dhe me qëndrimet që ke shpallur.

Ndaj konsideroje si një provë të mjaftueshme se ke bërë gjënë e duhur dhe, ec përpara!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Ngjashmëria mes kinezëve si argument i PD-LSI kundër Ramës
Previous article BEN ANDONI/ A mund të jetë “Vetëvendosja” faktor në Shqipëri?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k