• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Krijo bindjen tënde, beso bindjen tënde, voto bindjen tënde!
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Krijo bindjen tënde, beso bindjen tënde, voto bindjen tënde!

April 27th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Astrit Patozi

“Bindja Demokratike” u zyrtarizua sot si parti konkurrente në garën elektorale të 30 qershorit. Vendimi i marrë nga KQZ do të thotë se praktikisht ne jemi në fushatë, pasi zgjedhjet vendore janë pothujase në prag.

Duke falenderuar edhe një herë të gjithë ata që e bënë të mundur finalizimin e këtij projekti politik, që nga firmëtarët, e deri tek mbështetësit e parë të saj, ne angazhohemi solemnisht për një fushatë modeste, të vendosur dhe qytetare, por mbi të gjitha për një rezultat dinjitoz më 30 qershor.

Me këtë rast, ne ftojmë çdo qytetar të këtij vendi, që mendon se Shqipëria po qeveriset keq e mos më keq për shkak të një sistemi të kalbur politik për t’iu bashkuar projektit tonë.

“Bindja Demokratike” do të jetë shtëpia e lirisë, porta e hapur për çdo shqiptar që beson tek vlerat dhe tek fuqia e saj.

Ndaj ne pa humbur asnjë sekondë kohë shpallim sot fushatën kombëtare të anëtarësimeve në “Bindjen Demokratike”, e cila nuk do të pengojë përgatitjet tona për të shkuar në zgjedhje me kandidatë dhe lista këshilltarësh në të gjitha bashkitë e vendit.

Mirësevini tek BINDJA DEMOKRATIKE për të ndryshuar Shqipërinë!

Adresa: Rruga e Elbasanit, Ndërtesa 5, Hyrja 2/1, TIRANË

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BATON HAXHIU/ Me Sali Berishën kam vetëm një problem
Previous article LUTFI DERVISHI/ Sistemi, fajtori fake i krizës!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k