• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Jep një shenjë se do realisht që të çlirohesh nga marrëzia!
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Jep një shenjë se do realisht që të çlirohesh nga marrëzia!

December 12th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Astrit Patozi

O kryetimonieri lundërthyer i “Rilindjes” së lavdishme, që po fundoset me sukses të plotë, kryesisht për meritën tënde! është një mundësi e artë sot për të treguar se e ke seriozisht, kur thua se ke ndërmend t’ua plotësosh kërkesat studentëve protestues.

Se kështu ke një javë që betohesh, apo jo?

Sikur ti mezi po pret që t’u japësh zgjidhje, por ata nuk po të ndihmojnë, sepse nuk po të vijnë për të folur me ty.

Tërhiqe menjëherë atë padinë e turpshme për Edmond Tupen dhe të tjerët, që akuzohen si organizatorë të paligjshëm, sepse kjo gjë është plotësisht në dorën tënde dhe nuk ka nevojë, as për dialog, dhe, as për negociata me studentët. për ta bërë atë nuk të duhet që të marrësh kohë dhe as që të zhvendosësh fonde në buxhet, e aq më pak të ndryshosh legjislacionin.

Kjo është pika e nëntë e kërkesave të protestës së tyre, e cila u shtua sot për shkak të marrëzisë së pushtetit. Se këtu nuk është problem vetëm gjesti, krejtësisht i papranueshëm, por edhe personazhi më i paqëlluar, që është gjetur për t’u bërë shembull.

Bëje një herë atë dhe pastaj filloje nga e para t’u lutesh dhe përgjërohesh, që ata të vijnë të ulen e të bisedojnë me ty për 8 pikat e tjera që mbeten.

Duke pranuar tërthorazi, se qeveria jote, jo vetëm ka nisur të fusë ujë nga të katër anët, por edhe ka fllluar të çmendet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLENDI KAJSIU/ “Pse protesta e studentëve nuk është ‘Dhjetor i dytë’, ajo mund të ketë sukses nëse shpëton…”
Previous article MENTOR KIKIA/ Rektorët dhe dekanët, si sekretarët e PPSH në 1990. O derdimenë, po a keni një fije morali e sedre profesionale?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k