• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Dëmi është bërë njësoj, cilido qoftë vendimi për Ilir Metën
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Dëmi është bërë njësoj, cilido qoftë vendimi për Ilir Metën

February 2nd, 2022 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Vendimi i nesërm i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose mosshkarkimin e Presidentit të Republikës nuk është aspak i lehtë për t’u parashikuar. Në radhë të parë për faktin se në Shqipëri drejtësia zakonisht bën politikë, ndërkohë që partitë japin verdikte drejtësie.
E vetmja shenjë e qartë që të çon më shumë tek shkarkimi është sjellja e vetë Ilir Metës, i cili ndoshta nga informacionet që ka apo nga intuita ka lënë të kuptohet se është bërë gati për më të keqen. Kështu mund të interpretohen lëvizjet e tij për të delegjitimuar disa prej anëtarëve të Kushtetueses, por mbi të gjitha paralajmërimi për dërgimin e çështjes në Gjykatën Europiane (mosnjohja e vendimit).
Sa për shtetin dhe shoqërinë tonë, mund të them se dëmi është bërë gjithësesi, çfarëdo vendimi që të merret nesër.
Sepse në rast se shkarkohet Ilir Meta, mesazhi do të ishte se në këtë vend mazhoranca arrogante dhe e gjithëpushtetshme të merr përpara, në rast se je kundërshtari i saj, qoftë kjo edhe në nivelin më të lartë të shtetit, që është pozicioni i Presidentit të Republikës.
Nga ana tjetër, mosshkarkimi do të thoshte që këtu mund të bësh çfarë të duash me kushtetutën dhe ligjin, mund të dekretosh dhe të çdekretosh çfarë të teket, mund të shpallësh edhe vrasjen tënde nga amerikanët tek Mali me Gropa apo të bësh karshillëk me Rusinë në banaqe televizive dhe kurrë të mos ndëshkohesh, nëse je politikan i rangjeve të larta.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLATOR NESTURI/ Komoditeti i PS-së me lojtarët rezervë
Previous article MERO BAZE/ E sigurtë është që Berisha nuk do të marrë pjesë në zgjedhje

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k