• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR ZHEJI/ Nëse është i vërtetë pakti i fshehtë PS-PD dhe nevoja për një Forcë të Tretë Politike…
Home
Blog

ARTUR ZHEJI/ Nëse është i vërtetë pakti i fshehtë PS-PD dhe nevoja për një Forcë të Tretë Politike…

August 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nëse është i vërtetë, një lajm i rëndë vjen nga Komisioni i Venecias, ku thuhet se PD dhe PS, po negociojnë në kurriz të të gjitha forcave të tjera politike, për të ruajtur të njejtin Ligj Zgjedhor, që favorizon dy partitë më të mëdha, e pra PD dhe PS.

Në këtë mënyrë Partia Demokratike, sepse është e paditur apo e dorëzuar, po garanton fitoret e njëpasnjëshme të PS, duke prerë, apo duke vështirësuar rrugën, për partitë më të “vogla”, që në të vërtetë, janë të vetmet që mund të ndryshojnë peshoren politike në Shqipëri, në favor të Opozitës dhe rotacionit të pushtetit.

Përtej retorikës agresive të foltoreve, strategjia e numrave në terren është edhe më e rëndësishme, nëse kjo betejë, së pari morale dhe taktike, është dorëzuar, atëhere, përtej pështymës së ulurimave aktoriale, PD, ka Zero shanse për të ardhur në pushtet, nga energjia e saj e mëvetshme.

Në Tregun e Zi, të marrëveshjeve të nëndheshme, kjo do të ishte e turpshme, nëse nuk është kështu, zyrtarisht, PD duhet të përgënjeshtrojë këtë negociatë larg syve të botës, që do të prodhojë një marrëveshje, me gjoja bekimin e ndërkombëtarëve.

Gjithë këto dyshime të arsyeshme, duke parë gafat e strategjisë zgjedhore të PD, vetëm 1 vit më parë, përsëritja e tyre, në një formë ose tjetër, është një biznes i orkestruar dhe jo frut i një paditurie apo diletantizmi politik, i kupolës së PD.

Por gjithësesi, lindja dhe zhvillimi i forcave të reja politike, është një domosdoshmëri egzistenciale për politikën shqiptare. Tashmë janë me mijëra, djemtë e vajzat e shkolluara në Perëndim, që kanë një nivel shumë më të lartë se mesatarja tmerrsisht e ulët e politikëbërësve kryesorë, që mbajnë në grusht kastën politike shqiptare.

Nga ana tjetër, LSI dhe partitë e tjera opozitare, duhet të kërkojnë që përpara rrëzimit retorik dhe teorik të KM-së, të ulin PD, në një Tryezë të gjerë politike ku të hartojnë një Kontratë të qartë dhe  të bashkërenduar opozitare, gjë e cila nuk po ndodh akoma.

Kryemadhi, ka sot, më shumë se dje, një detyrë dhe një barrë politike të pazakontë, të shndërrojë LSI, në një lokomotivë të Polit të Dytë Opozitar, e gatshme për të bërë nëse duhet, edhe Opozitën brenda Opozitës së paqartë të PD.

Sepse PD, nëse vazhdon strategjinë e marrëveshjeve të fshehta me PS, do të mbetet vetëm një kujtim i asaj që ishte, duke vijuar të shpërbëhet pazareve të fshehta.

Por, për të mirën e peshores sociale dhe politike në Shqipëri, do të ishte mirë që të mos ishte kështu…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGUSTIN PALOKAJ/ Shpërbërja morale e BE-së
Previous article JAKUP KRASNIQI/ Marrëveshje e re për t’i qethur e përqethur, kufijtë e Kosovës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k