• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Sikur Basha të ishte… Kryeministër?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Sikur Basha të ishte… Kryeministër?

November 27th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Lulzim Basha, çdo ditë dhe më tepër po flet me pathos, dhe po paralajmëron “planin e tij” me të cilin do ti prezantohet shqiptarëve në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Lulzimit çdo ditë dhe më tepër, po i duket SHQUP-i si Kryeministria, dhe Doktori si Kumbari që do ti japë “bekimin”.

Ai nuk po kursen akuzat dhe shpifjet e reja, ndaj qeverisë, kryeministrit, mjekëve dhe atyre që sipas tij “janë nën urdhërat e Ramës për të fshehur të vërtetat”. Vetëm një pretendent për kryeministër, nuk flet si Lulzimi. Vetëm një pretendent për kryeministër nuk akuzon dhe nuk shpif si Lulzimi. Po sikur të ishte kryeministër Lulzim Basha, çfarë do të ndodhte me vendit, me fatet e shqiptarëve, me të pastrehët dhe sistemin tonë shëndetsor ? Natyrisht do të ndodhte Kataklizmoja. Vendi do të ishte zhytur në kaos, banorët nuk do të gjenin rrugën dhe vehten dhe jo pastaj çadrat dhe hotelet për tu strehuiar përkohosisht, zero përpjekje për të thithur donacione dhe investitorë nga bota për procesin e rindërtimit, zero përpjekje për të bindur europianët të mblidhen bashkë për të ndihmuar shqiptarët, zero përpjekje pastaj edhe për të përballuar me masa rradikale pandeminë e COVID-19.

Dhe kjo dihet, pasi shqiptarët e mbajnë mënd mirë, kur u përmbytën zonat e Veriut të Shqipërisë, dhe deri sot as 10 per qind e tyre nuk rezultojnë të jenë dëmshpërblyer nga ish-qeverisja e Lulzimit. Mendoni njëherë të vetme, sikur Lulzimi të ishte sot kryeministrit vendit, apo sikur (larg qoftë) të jetë pas 25 Prillit 2021, mendoni si mund të katandiset ky vend, mendoni si mund të katandisen shqiptarët, mendoni si mund të sulen mbi paratë e investimeve ata që prej 8 vitesh, ç’nuk po bëjnë të rrëzojnë qeverisjen e ligjshme të Edi Ramës.

Sikur Lulzimi të ishte kryeministër, sot e kësaj dite “specialistët” e tij do të ishin duke u marrë lart e poshtë, me “përllogaritje dhe ekspertiza” pallatesh dhe banesash, duke mashtruar dynjanë, pa menduar se mund të nisnin ndonjëherë punimet për rindërtimin. Dhe kjo, është gjëja më kryesore, që bën dallimin midis tij dhe Edi Ramës. Në kohë rekord, Rama nisi verifikimet, llogariti dëmet, hartoi planin e rindërtimit, mblodhi europianët dhe siguroi paratë që i duheshin, dhe nisi nga puna. A mund ti kishte bërë këto edhe Lulzimi ? Padyshimin më të vogël që jo. Mjafton të kujtojmë kohën kur ai ishte (fatkeqsisht) kryetari bashkisë Tiranës, me mandat të vjedhur, dhe do të bindemi sa punon, sa mban premtimet,dhe sa mendon ai për “popull”. Sikur Lulzimi të ishte kryeministër, natyrisht Shqipëria do të ishte edhe nja 20 vjet mbrapa, në çdo fushë, arsim, kulturë, shëndetsi, infrastrukturë, ekonomi, pa përmendur elektronizimin e sistemit të shërbimit ndaj popullatës.

A mund ti besojmë ne sot, “planit” të Lulzimit, kur atë e ka ndjekur hap pas hapi dështimi, denoncimi, dhe abuzimi me detyrën, gjithmonë kur ka patur shansin (nga Doktori) të jetë në poste të rëndësishme drejtuese, duke e menderosur ? Padyshim që jo, pasi ky vend nuk ka luksin të ndalet dhe kthehet pas, por të ecë përpara, me njeriun e duhur Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ Xhubleta dëshmi e zhvillimit në zonat ku u përdor
Previous article ARTAN LAME/ Ikja e një kapiteni

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k