• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTAN LAME/ Ikja e një kapiteni
Home
Blog

ARTAN LAME/ Ikja e një kapiteni

November 27th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Në këto ditë ikjesh, po sjell një ngjarje me njërin prej tyre.

Pasha Liman, 1960. Në bazën e Pashá Limanit në Orikum, sipas procedurës së parashikuar nga standartet e Traktatit të Varshavës, nëndetset kishin sistem komande me dy bashkë-komandantë, një oficer sovjetik dhe një shqiptar. Ky sistem funksionoi deri në prishjen e marrdhënieve me BS-në, kohë kur sovjetikët u larguan nga Baza, duke lënë 4 nëndetset e famshme, skeletet e mbetura të të cilave sot lëngojnë si dinosaurë të fundëm në Orikum.

Njëra prej këtyre dysheve komanduese të këtyre nëndetseve, përbëhej nga majori sovjetik Igor Borisjeviç Komarov (foto) dhe kapiteni shqiptar Petrit Myftiu (foto).

Më 2 qershor 1961, dy ditë para nisjes përfundimtare të sovjetikëve nga Baza e Orikumit. Komarovi, duke u ndarë nga bashkë-komandanti Myftiu, që do të mbetet në nëndetëse, i thotë:

– Petrit, si ç’duken punët, ne së shpejti do të ndahemi, ndoshta përgjithmonë dhe ndoshta do të bëhemi edhe armiq, ndaj dua të të bëj një dhuratë për kujtim nga unë. – dhe i zgjat një kuti cigaresh prej druri të gdhendur.

– Të faleminderit Igor Borisoviç për mendimin, por me thënë të drejtën si kujtim nga ty do të dëshiroja shenjën metalike të nëndetëses që mban në xhaketë.

Për sqarim të lexonjësve, shenja e nëndetses mbahen vetëm nga komandantët të tyre dhe duket qartë në fotografi në xhaketën e Komarovit. Bashkë-komandantët shqiptarë kishin të drejtë ta mbanin edhe ata, por në kushtet e fukarallëkut dhe mungesës së furnizimeve për “tangërllëqe” të tilla, vetëm mund ta ëndërronin. Komarovi, me siklet i përgjigjet:

– Më vjen keq Petrit, shenjën nuk ta jap dot, pasi jo vetëm që s’kam tjetër që ta zëvendësoj, por e kam edhe kujtim që prej ditës kur jam bërë komandant nëndetseje në Bashkimin Sovjetik.

Shkëmbyen fjalët e fundit dhe pas dy ditësh, flota sovjetike braktisi përgjithmonë brigjet shqiptare dhe bashkë me të edhe majori Komarov dhe shenja metalike e nëndetses.

1999. Kaluan vite e dekada që atëhere, Muri i Berlinit u ndërtua e u shemb, Bashkimi Sovjetik u shpërbë, Lindja u hap. Në vitin 1999, Myftiu, tani në pension, arrin të rivendosë kontaktet së largu me letra me ish-bashkë-komandantin e nëndetses së vet, Komarovin, që jetonte në Moskë. Pas ca kohe, bashkë me gruan merr udhën për t’u takuar me të në Moskë, ku të dy ish-komandantët ri-takohen pas 38 vjetësh. Qëndrojnë bashkë dy javë, duke kujtuar të gjallë e të vdekur dhe ditën e fundit para ndarjes, rihapet tema e vjetër.

– Petrit, para se të ndahemi, shiko dhe zgjidh njërën nga këto dy stemat e nëndetseve. Kjo e nikeluara është ajo që kam mbajtur dikur në Pashá Liman, ndërsa kjo e arta është kur kam qenë komandant nëndetseje bërthamore në Detin e Veriut. Nuk e kam harruar pengun tënd të dikurshëm, që nuk ta plotësova dot atëhere.

Myftiu sheh me kujdes dy stemat që shkëlqejnë në kuti dhe i përgjigjet:

– E verdha nuk më takon edhe pse është më e bukur, sepse unë nuk kam qenë komandant në nëndetse bërthamore. Do preferoja këtë tjetrën të Pashá Limanit, se ajo më përket edhe mua si bashkë-komandant i nëndetses. Faleminderit!

Kështu, stema e Pashá Limanit, që e kishte lënë Shqipërinë në gjoksin e Komarovit më 1961-shin, u rikthye sërisht pas 38 vjetësh në xhepin e Myftiut.

2010. Kalojnë sërisht vite të tjerë dhe unë e mësova këtë histori nga Myftiu, diku nga viti 2010.

– Do të ta dhuroja – më tha atëhere, duke parë si më shkëlqenin sytë mua – po ti e di si jemi ne, kushedi ku e kam lënë.

Kur papritur, pas ca ditësh bie zilja e telefonit dhe Petriti më thotë:

– Artan, e gjeta stemën, në ç’ditë mund të takohemi?

– Tani – i them – menjëherë.

Dhe kështu u mbyll edhe një etapë tjetër e udhëtimit të kësaj steme, që sot qëndron në raftet e mia, mes qindra shenjave, stemave, e uniformave të tjera.

2020. Sot, dhjetë vjet pas asaj dite, edhe kapiten Petrit Myftiu iku nga kjo jetë.

127606689_2775457439387744_5745374645758098866_o.jpg
127440843_2775457419387746_1228441322161733197_o.jpg
127720553_2775457409387747_6032708247366127072_n.jpg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Sikur Basha të ishte… Kryeministër?
Previous article ROBERT HASA/ Ende ka shpresë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k