• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Përse në PD të gjithë duan ti ngjajnë Doktorit?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Përse në PD të gjithë duan ti ngjajnë Doktorit?

June 23rd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi 

Për  të paktën edhe 20 vjet, Partia Demokratike do të ketë brënda saj  jo vetëm hijen, por edhe frymën, aromën, xhestikulacionet dhe gjithçka tjetër të prijësit të saj  historik  Sali Berisha.

Mjafton  të shikosh se si flasin, se si lëvizin, se si tundin duart , krahun dhe kokën, se si i drejtohen me gishtin tregues “armikut” të klasës, kundërshtarit politik, deputetëve, kryeministrit, apo  atij që shprehet kundër Lulzimit dhe vetë Doktorit, dhe do të bindesh se të gjithë në PD duan, dhe po i ngjajnë  Të Madhit.

E kanë patur dhe e kanë “ andërr” dhe krenari  ti ngjasojnë fillimisht nga  timbri i zërit, nga mënyra se si të drejtohet Doktori  kur të takon, kur të sulmon, kur të akuzon, kur të denoncon, kur të paralajmëron, apo dhe kur të paracakton  ditën dhe datën kur ti duhet të ikësh nga pushteti, zyra e partisë, Tirana,  apo dhe Shqipëria.

Nuk e luan as  topi  i Ali Pashait  se, edhe Lulzimi  kryetari  aktual  i PD, ka marrë shumë nga Doktori, duke nisur nga mënyra se si takon  njerëzit, nga pozicioni  që merr kur është në festa  zyrtare dhe mitingje “popullore” (për revolucion nuk dihet akoma) nga mënyra se si ulet në studio televizive, nga mënyra se si lëshon akuzat e denoncimet duke mos e ndarë për asnjë  moment togfjalëshin “kriminel, qeveri e krimit, trafikantë, narkoshteti, deputetë të kapur, mjerë ju sa të vijmë në pushtet, ke afat  48 orë, të largohesh nga pushteti, kjo qeveri i ka ditët e numuruara”, etj, etj.

Lulzimi ka marrë shumë nga Doktori, edhe nga mënyra se si  bëhen zgjedhjet në PD, apo se si  rizgjidhesh kryetar  partie disa herë, deri në  përjetësi.

Si  nuk  i lanë  gjë pa marrë  Doktorit, edhe  në deklaratat  e paraprotestës, mesprotestës, apo dhe në ato pasprotestës, tek  i dëgjon  si  Lulzimin, Ervinin, Enkeledin, Flamurin, dhe deri Gridën, të zgjasin gishtin  tregues dhe  të japin paralajmërime “të forta” se “qeveria e krimit nuk ekziston  më, Rama ra, nuk e njohim më Policinë e Shtetit, nuk njohim më narkoshtetin, jemi me Presidentin, nuk ka zgjedhje ”, etj, etj, idiotësi  të tilla kalibrike  për një politikë  mjerane dhe aspak  europiane.

Të gjithë sapo  gdhihen duan  ti ngjajnë Doktorit në PD, nga mënyra se si ulen në kafene, nga mënyra se si zbresin nga makinat e tyre 100 mijë euroshe në oborrin e SHQUP-it, apo dhe mënyra se si mundohen ti përshtaten  atij  në të folurën dialektore.

Partia Demokratike  është e pamundur ti ndahet Doktorit, pasi “kur themi  PD nënkuptojmë Doktorin, dhe kur themi Doktori  nëkuptojmë PD”, ndaj dhe nuk ka se si Lulzimi të “europianizojë” një parti të mitizuar, e cila e ka bosht  të programit dhe ideve rracionalizuese “revolucionin popullor”.

Por  muajt e fundit në PD (pas një periudhe heshtje) ka nisur të gjallërohet  edhe kapsolla, tymuesja, molotovi, dhe sidomos fishekzjarri. Të gjitha këto, janë pikat e “dobëta” të asaj  që pasuesit  dhe ngjasuesit e Doktorit  i quajnë “mjete demokratike për marrjen e pushtetit”.

Pa u pajisur me këto “mjete demokratike” nuk ka kuptim protesta, nuk ka gjallëri  revolta, nuk  ka sukses mitingu para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Pa dyshim që Lulzimi  edhe  herën e fundit ka dashur shumë ti përdorë, por ja  që “porositë” e ambasadorëve, ishin më paralajmëruese  se dritëhija e fortë  e Doktorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Presidenti nuk ka kujt ti shkruaj!
Previous article ANDREA DANGLLI/ Kush kërkon ta djegë flamurin grek në Finiq?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k