• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ANDREA DANGLLI/ Kush kërkon ta djegë flamurin grek në Finiq?
Home
Blog

ANDREA DANGLLI/ Kush kërkon ta djegë flamurin grek në Finiq?

June 23rd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Andrea Danglli

Imagjinoni sikur kryeministri grek Aleksis Cipras të shfaqet në një miting elektoral në një zonë pranë Shqipërisë dhe pas shpinës së tij të valvitet flamuri ynë kombëtar.

Pas kësaj ndodhie, të jeni të bindur se fitili i ndacionalizmit fqinj do të ndizet shpejt për të shpërthyer  njëra pas tjetrës ato pak bombola të urrejtjes historike që kanë ngelur

Ndaj tij do të nisnin paralajmërime dhe kërcënime, sulme dhe protesta. Ndërkohë, ndaj shumë shqiptarëve rezidentë do të aktivizohej sërishmi vullkani shtypës: Qepe gojën, ose largohu nga vendi im!

Në fund të kësaj shfaqje delikate, Cipras do të duhej të paguante një faturë të kripur politike përballë një kategorie grekrish fanatikë dhe s’do guxonte më kurrë ta shihte flamurin tonë kuq e zi në tubimet e tij politike. (Siç ka bërë)

Një ngjarje e tillë për fat i ndodhi kryeministrit Edi Rama gjatë takimit elektoral në Finiq ku përveç flamurit shqiptar u shfaq edhe ai fqinj. Them për fat, pasi përmes detajesh konkrete kuptohet ndërkombëtarisht se kush e minon kufirin e paqes diplomatike, Shqipëria apo Greqia?

-Paçka se dergjemi mes njëmijë e një problemesh, në vendin tonë askush s’të pengon të flasësh gjuhën e një vendi tjetër, qoftë edhe ajo helene. Për këtë nuk të përndjek policia, nuk dëbohesh dhe nuk shpallesh “non grata”.

-Paçka se politika jonë ka futur në “hasmëri” të majtë dhe të djathtë, minoriteti grek respektohet që nga viti 1921 kur u njoh zyrtarisht nga shteti shqiptar në Unionin e Kombëve të Bashkuara.

-Paçka se prej 30 vjetësh ne kemi masakruar trashëgiminë tonë kulturore, minoriteti grek është ndihmuar vazhdimisht në përpjekjen për të ruajtur identitentin e tij kombëtar, gjuhën amtare, traditat kulturore, doket dhe zakonet.

-Paçka se flamuri ynë përcëllohet vazhdimisht nga një grup ekstremistësh fqinj, në vendin tonë respektohet dhe mbrohet çdo simbol fqinj.

-Paçka se gazetarët shqiptarë penalizohen nga pala greke kur ngrenë zërin për vëllezërit dhe motrat përtej kufirit, në vendin tonë askush nuk të bën bllokadë nëse zgjedh të flasësh për problematikat e minoritetit.

-Paçka se pasardhësit e 25 mijë shqiptarëve të Çamërisë nuk lejohet as të kapërcejnë kufirin për të qarë mbi 3000 varre të genocitit, sërish ne nuk i urrejmë, nuk i mallkojmë dhe as i ndëshkojmë.

-Paçka se presidenti Prokopis Pavlopulos nuk lë rast pa shantazhuar Shqipërinë me bllokimin e integrimit evropian për shkak të mos respektimit të minoritetit grek, në vendin tonë “dorëlëshuar” përqafohen të drejtat e 9 minoriteteve dhe veçanërisht të fqinjit juglindor.

-Paçka se shqiptarët që jetojnë sot në shtetin grek (shqiptarët e Çamërisë, shqiptarët ortodoksë dhe emigrantët që janë shpërngulur aty gjatë viteve të demokracisë)  nuk janë krejtësisht të lirë të krenohen me origjinën e tyre, ne tregojmë vazhdimisht se na intereson më shumë paqja sesa lufta.

Natyrisht që ka shqiptarë kokëkrisur që kanë vjedhur, plaçkitur dhe vrarë duke na bërë të ulim kokën. Po ashtu ka mijëra grekë të mrekullueshëm që prevalojnë mbi ekstremistët,  të cilët kanë hapur dyert e tyre për të paktën 800.000 shqiptarë duke i dhënë shuplakë politikës në Athinë e Tiranë. Por për këtë do të duheshin “net dimri” për të treguar mirënjohjen.

Ndaj, flamuri i shfaqur në Finiq duhet parë si sinjal pozitiv për të lëmë mënjanë atë pak histeri kolektive që derdhet tek-tuk, siç ndodhi me këtë ngjarje.

Ajo nuk është gjë tjetër veçse ping-pong politik mes opozitës dhe mazhorancës e cila do të ishte shfryrë po njëlloj nëse në  tubimet opozitare do shfaqej flamuri grek krahas atij gjerman, francez apo të ndonjë vendi tjetër të Bashkimit Europian.

Dashuria e klasës politike nuk matet me flamuj, por me këtë krizë të thellë që kanë mbjellë e cila po na përdhunon idealet duke na bërë të urrejmë veten dhe Shqipërinë.

Sa për flamujt, lërini të valëviten sa më lart, ata bëhen të rrezikshëm veç kur i shndërrojmë në shtiza për t’i nxjerrë sytë njëri-tjetrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Përse në PD të gjithë duan ti ngjajnë Doktorit?
Previous article ASTRIT PATOZI/ Jepini vetes një shans për të votuar më 30 Qershor

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k