• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Komisarë dhe opozitarë
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Komisarë dhe opozitarë

June 12th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Opozita e Partisë Demokratike, mot a mot (fjalë për fjalë) mund të kuptohet dhe përkthehet sot si një opozitë e komisarëve të partisë. Ajo parti kurrë nuk e ka kuptuar dhe nuk do ta kuptojë se, një forcë politike të jetë serioze duhet patjetër të ndjellë shpresën, besimin, të prodhojë politikë afatgjatë, dhe jo të konsumojë politikë ditore, të merret me aksionet opozitare dhe jo me “një merret me aksionet opozitare dhe jo me “aksione guerrile”. Asnjë ditë të vetme, duke nisur nga humbja e madhe e 2013 dhe duke përfunduar tek humbja tragjike e 25 qershorit 2017, PD kurrë nuk ka qenë dhe nuk ka prodhuar politikë afatgjatë opozitariste, por ajo u ka besuar dhe është mbështetur gjithmonë tek komisarët e saj, politikat e tyre dështake dhe ditore.

Duke e nisur nga firmat piramidale 1996, tek trazirat dhe shkatërrimi shtetit në 1997, duke vazhduar me ngritjen në sistem të korrupsionit, duke ngritur në sistem një metodollogji dhe mentalitet komisarësh (rrjedhojë e atyre që erdhën nga PPSH dhe strukturat e saj në atë parti) duket se PD e ka vazhduar rrugëtimin e saj politik me zigzaket e saj, lehtësisht të dallueshme për mungesë serioziteti dhe profesionalizmi .

Ish-drejtuesit, dhe drejtuesit e saj aktualë, e kanë prirje të bëjnë gjithmonë politikën e stilizuar të komisarit të partisë. Pavarsisht se, PD bënte dikur, dhe po bën aktualisht sikur mbështetet tek “ish-të përndjekurit”, apo tek “të djathtët tradicionalë dhe desidentët”, faktet dhe eksperienca e saj qeverisëse, ka treguar se ajo gjithmonë i ka përdorur ata, ashtu siç i përdorën për 45 vjet , ish-ustallarët e tyre. Si mund të heqin dorë nga marifetet e vjetra komisarët e PD sotme, kur dëgjon se si “triumfojnë” dhe dështojnë çadrat e lirisë, kur dëgjon se si fabrikohen videopërgjime, se si sajohen histori me “dëshmitarë X”, apo se si pak ditë para vendimit të madh për hapjen e negociatave me BE, shpiket “ardhja e luftëtarëve të ISIS në Shqipëri”.

Por më paradoksale mbetet fakti se, për histori të tilla, kjo parti angazhon një armatë me komisarë, duke nisur nga drejtuesit e vjetër, nga ata që zoti Basha u ka hedhur ndonjë “kockë” për ti patur pas vehtes, e duke përfunduar tek “shpërthyesit” e rinj, tek salianjët , që prej 1 viti dalin dhe flasin vetëm gomarllëqe në media. Komisarët e PD, të vjetrit dhe të rinjtë, janë sot pasqyra nga ku shihen “arritjet” dhe dështimet e asaj partie. Janë pikërisht ata, që pasi morën në dorë fatet e asaj partie 28 vjet më parë, luajtën poker me pushtetin, me milionat e shqiptarëve, dhe pastaj ngritën kurthet e tyre për pak “tërheqje” duke nxjerrë në podiume filizat e rinj, “shpresën” e re të pushtetit të ardhshëm. Komisarët e djeshëm, të fjalës dhe veprave të PD, si dhe komisarët e sotëm, nuk ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Ata në thelb kanë demagogjinë, shpifjen, imponimin, fabrikimin, videopërgjimin, dhe në fund dështimin.

Ata synojnë vetëm pushtetin, duke mos kursyer asgjë për xhepin. Ata synojnë vetëm milionat, duke mos kursyer asgjë për arritjen e objektivit. Për komisarët e vjetër dhe veçanarisht të sotëm në PD, nuk ka rëndësi partia, nuk ka rëndësi votuesi, por vetëm gjurma që mbetet nga gënjeshtra dhe mashtrimi, që pasi e servirin në publik, pas 24 orësh e besojnë edhe vetë sikur ka ndodhur vërtetë.

Kjo parti, realisht ka dalë jashtë binarëve të logjikës së politikbërjes, duke u angazhuar totalisht tek mentaliteti guerrilas, tek aksionet spontane, ditore, dhe pa asnjë lidhje me fizionominë e një partie të përgjegjshme opozitare.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Adriatik Llalla ende nuk i ka shpëtuar Drejtësisë/ Krimet e Rënda po e presin
Previous article EUGJEN MERLIKA/ “Qeveria e ndryshimit” dhe “revolucioni” italian

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k