• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Adriatik Llalla ende nuk i ka shpëtuar Drejtësisë/ Krimet e Rënda po e presin
Home
Blog

Adriatik Llalla ende nuk i ka shpëtuar Drejtësisë/ Krimet e Rënda po e presin

June 12th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Klaudia Malaj/

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke liruar ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla nga “sita”e Vettingut, një nga elementët kyç të Reformës në Drejtësi, ku çdo gjyqtarë dhe prokurorë duhet ta kalojë. Ish-Kryeprokurori Llalla hoqi dorë “vullnetarisht” për të mos u emëruar në Gjykatën e Apelit, dhe si rrjedhim ka mbetur jashtë dyerëve të sistemit të drejtësisë.

KPA, pas tre seancave dëgjimi, ku dukej se po ja bënte të vështirrë ish-Prokurorit të Përgjithshëm situatën, në fund foli pro tij dhe e liroi nga procesi i Vettingut.

Sakaq Adriatik Llalla do të mbetet jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite duke mos u zgjedhur në asnjë funksion.

Ende nuk dihet se kur Llalla do të do të përballet në Gjykatë me këto akuza, pasi dosja me emrin e tij është e hapur dhe pret të nisin hetimet.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë e ka cilësuar ish-Prokurorin e Përgjithshëm si një nga penguesit e “Reformës në Drejtësi” dhe “Peshku i madh”.  Por, me këtë vendim, Reforma në Drejtësi mbështeti atë që konsiderohej nga të gjithë si një nga njerëzit me dosjet më problematike dhe se duhej të jepte përgjigje për pasurinë e rritur në mënyrë të frikshme dhe për jetën e luksit që po shijon familjarisht.

Por, historia nuk mbaron këtu. Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka ende dosje të hapura me drejtësinë shqiptare. Mbi të rëndojnë 4 akuza:

“Shpërdorim detyre”.

“Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”

 “Pastrimit të produkteve të veprës penale”

Dhe ajo e “Fshehjes së pasurisë”

Hetimet nisën në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferuan në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë. Ende drejtësia nuk ka thënë fjalën e duhur./AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Misioni i Steve Bannon për radikalizimin e Europës
Previous article ARTUR AJAZI/ Komisarë dhe opozitarë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k