• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI: Kavaja, “fushata e protestave” dhe këshilltarët axhami të Lulzimit
Home
Blog

ARTUR AJAZI: Kavaja, “fushata e protestave” dhe këshilltarët axhami të Lulzimit

January 2nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Lulzim Basha e nisi turin e “riorganizimit” të PD ditët e fundit të 2017 pikërisht nga Kavaja, pikërisht nga simbolika e dikurshme e kësaj force politike, për ti ftuar demokratët atje, ti bashkohen “fushatës” së protestave të janarit 2018. Duket si paradoksale tek shikon kreun e PD, të ketë kurajon të nisë “fushatën e protestave” pikërisht nga Kavaja, për të cilën partia e tij sa ishte në pushtet nuk u kujtua pothuajse fare. Të duket paradoksale tek dëgjon se si kreu i PD, ka kurajon dhe fton demokratët e Kavajës të bashkohen në “fushatën e protestave popullore” kur e di fare mirë se atje dega e kësaj partie (si në çdo qytet) ndodhet në kaos total, dhe se shumica e bazës atje më shumë se kudo, mbetet e zhgënjyer maksimalisht.

Zoti Basha duke bërë demagogji në Kavajë theksoi se “mazhoranca doli nga blerja e votës dhe përfshirja e shtetit dhe e bandave në zgjedhje”, kur këto zgjedhje i ka njohur vetë ai i pari, dhe faktori ndërkombëtar. Zoti Basha tha se “është koha për të marrë përgjegjësi”, duke mos sfecifikuar se për çfarë përgjegjësish flet ai kur shumica e demokratëve në PD prej 8 muajsh kërkojnë nga ai, pikërisht të njëjtën gjë. Zoti Basha u tha kavajasve se “bashkimi i të gjithë demokratëve do të sjellë fitoren”, ndërkohë që PD më shumë se kurrë sot ndodhet në krizën më të madhe dhe më e pabashkuar se asnjëherë tjetër në këto 27 vjet , pikërisht nga dobësitë dhe drejtimi i gabuar i tij.

Zoti Basha u tha kavajasve se “ne jemi forca e vetme që qëndroi, që tregoi moral, që tregoi vendosmëri që nuk bleu asnjë votë, që nuk ofroi para dhe favore për votën, që nuk përdori krimin dhe bandat”, kur edhe kavajasit e dinë se si u zhvillua jo vetëm fushata e fundit elektorale por edhe procesi votimit të kryetarit të ri të PD në 22 korrik 2017. Ai u pohoi kavajasve se “është koha për të marrë përgjegjësi duke nisur nga unë, ndaj është ora për të marrë përgjegjësitë e mia”, ndërkohë që ka ndodhur e kundërta prej 8 muajsh, fjalë vetëm fjalë.

Zoti Basha e konsideron “fushatën e protestave” jo fundin e betejës opozitare ndërsa nuk u shpjegoi atyre se përse nuk ka deri tani, një program dhe një platformë të qartë të PD për aksionin opozitar 4 vjeçar, se përse ai u përqafua me Monikën, përse ai nuk ka sqaruar paqartësitë dhe zhgënjimin e mijëra demokratëve nga humbja e thellë në 25 qershor dhe votimin e 22 korrikut 2017, se përse sulmohen ashpër ambasadorët e SHBA dhe BE, se përse mban pranë këshilltarë të papjekur etj, etj.

Kjo pasi në fakt Kavaja, është leksioni që duhet të shërbejë si “mësim i mirë” për Lulzim Bashën , pasi është qyteti simbol (madje në qendër ka patur deri vonë edhe dy gishtat lart si vepër arti) që deri në 2013 nuk përjetoi asnjë realitet ndryshe pavarsisht premtimeve , dhe se çdo fushatë elektorale votat e tyre u përdorën vetëm politikisht. Zoti Basha u kërkoi demokratëve kavajas, “të bashkohen dhe të lenë mënjanë qejfmbetjet”, duke harruar se lart në piramidën drejtuese, Partia Demokratike ka 1001 probleme të pazgjidhura pikërisht nga mungesa e dëshirës së bashkimit dhe harresa e

qejfmbetjeve të kryetarit, që akoma këshillohet keq nga disa axhami që pasi morën nga lista e tij mandatin e deputetit, janë kthyer në manikina memece të grupit parlamentar. Zoti Basha duhet ta dijë se, aleanca me Monikën nuk mund ta transformojë, ribashkojë dhe ta kthejë Partinë Demokratike në një opozitë të besueshme, përkundrazi pas asaj që ndodhi në parlament me “çizmet fluturuese” dhe fjalorin e pasur, zhgënjimi është thelluar 100 fish.

Zoti Basha e di mirë se sjellja e opozitës ditën e votimit të Kryeprokurores së re, ishte e pakuptimtë dhe absurde, pasi mungonte çdo element i politikës qytetare. Duke demonstruar mungesën e theksuar të sjelljeve e principeve qytetare, opozita e zotit Basha ra në kurthin e Monikës, e cila përmes dhunës kaosit dhe imponimit fizik, mendoj se e realizoi skenarin e saj. Duke parë lëvizjet e fundit të kreut demokrat, bindesh se edhe për 2018 misioni i PD si opozitë mbetet i njëjtë me atë të 2017, protesta kuturru, aleanca ditore, duke shënuar si arritje të re ndoshta afrimin e ndonjë tjetër këshilltari rastësor, që zoti Basha do ta prezantojë sërish si “prurje të re”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARJAN ÇURI: 2017 statike vs. një 2018 dinamike?
Previous article ARTAN XH. DUKA: Vit i ri, avaz i vjetër

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k