• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Hija e Ramës dhe hija e pushtetit
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Hija e Ramës dhe hija e pushtetit

June 18th, 2024 F.autor Blog 0 comments

Kur ndjek problematikat e ditët, debatet dhe aktivitetet politike, mëndja çuditërisht të shkon edhe tek zgjedhjet e reja. Vitet ikin shpejt, kur mbushen me punë dhe produktivitet nga një qeverisje. Duket sikur Edi Rama, qysh tani i ka mbyllur “hesapet” me zgjedhjet e reja. Ato do të jenë thjesht një ritual i zakonshëm, përballë asaj ç’ka pushteti i Edi Ramës, u ka ofruar dhe po u ofron shqipëtarëve çdo ditë. Kur jepen premtimet në muajt e fushatës, askush nuk mbetet pa thënë për këdo politikan se “vallë do ti mbajë premtimet apo do të gënjejë”. Kjo natyrisht, kjo na ka shoqëruar përgjatë gjithë këtij tranzicioni të stërgjatë politik. Jemi zhgënjyer nga premtime boshe, bajate, banale, imagjinare, por kurrë nuk kishim prekur premtimin e mbajtur.

Kurrë nuk kishim prekur nga afër rrugët dhe autostrada të reja, parqet, lulishtet, blloqet e pallateve të reja, tunelet e reja të vetmet në llojin e tyre në Ballkan, kurrë nuk kishim përjetuar një realitet ndryshe, bazuar mbi premtimet e mbajtura. Edi Rama, ka krijuar hijen e tij, dhe hijen e pushtetit, dhe nuk ka “ish-lider”, ta konkurojë, ti dalë përballë dhe ta sfidojë. Hija e Ramës dhe hija e pushtetit të tij, duken si të pandara. Premtimi dhe mbajtja e premtimit, janë të pandara nga njëra –tjetra, dhe kjo duket kur mbaron fushata.

Edi Rama, ka një “thes” me premtime të mbajtura, ashtu pa zhurmë, pa bujë, pa propogandë, pa “tam-tame”, dhe pa u kthyer pas, pa u marrë me britmat e rrugicës, dhe aksionet e “grupit të zjarrit’. Hija e Edi Ramës, nuk kuptohet më pa hijen e pushtetit të tij. Të punosh me Edi Ramën thonë ministrat e tij “është sa privilegj, sa detyrim moral dhe politik, aq edhe strapacim i madh, pasi kërkohet punë 24/h në 24/h”, nga e hëna në të djelë”.

Ta marrësh pushtetin dhe vendin, në derexhenë më të keqe të mundshme, dhe të arrish majën e suksesit, si në ekonomi, financë, turizëm, të reformosh në pjesën më të madhe drejtësinë e kalbëzuar, ti japësh dinjitet politikës së jashtme, ti japësh dinjitet flamurit shqiptar në botë, apo dhe të kthesh vëmëndjen e faktorit ndërkombëtar drejt Shqipërisë, nuk është e lehtë. Duhet punë, dhe hija e pushtetit vihet me punë. Duhet përkushtim personal, dhe hija e një kryeministri, nuk vihet duke qëndruar në zyrë, dhe që andej duke drejtuar punët e shumta që presin. Edi Rama kryeminister dhe Edi Rama qytetar, mbeten një binom i pandarë. Dhe ky ndoshta mbetet “çelësi” i suksesit. Kaq e thjeshtë është. Premto, dhe zbrit në terren ndiq punët e nisura.

Hija e Ramës dhe hija e pushtetit, përkthehen ndryshe në vepra të ndërtuara, investime të mbaruara,  projekte të reja, dhe shikimi vetëm përpara. Nuk mund të merresh edhe me punët që të presin, edhe me ata që djegin goma, hedhin molotovë, dhe shajnë me libër shtëpie këdo që kanë kundër politikisht. Me ata le të merren organet e drejtësisë, kurse ndëshkimin më të mirë, ja bën populli me votë, duke i lënë poshtë ballkonit dhe mes rrugicës së “shpresës së humbur”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Sa më shumë ligje, aq më i korruptuar shteti
Previous article ILIR YZEIRI/ Shqiptarët në Dortmund

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k