• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Gara e turpit!
Home
Politikë

ARTUR AJAZI/ Gara e turpit!

November 27th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Artur Ajazi

Në PD vazhdon edhe këtë javë gara e turpit, si vazhdim i farsës së nisur në korrikun e 2017, duke thelluar brënda asaj partie mungesën e lirisë, demokracisë, frymës së besimit, sinqeritetit, duke eleminuar rradikalisht zërat kundër dhe kontributet e emrave dhe figurave, që ndoshta duhej të ishin shansi i fundit për të ringjallur shpresën tek demokratët e mashtruar në bazë. Edhe pse mendjen e ka tek banorët e Astirit, duket se zoti Basha nuk ka harruar të shpallë pasditet e fundit, edhe “garën për kryetarë të degëve në PD”, duke deklaruar se “ata do të jenë drejtuesit e demokratëve deri në fitoren e madhe” etj, etj.

Duke parë nga afër dhe larg “garën” e deritanishme në disa degë të PD në rrethe nga ku dolën edhe “fituesit”, nuk është e vështirë të konstatosh se, gjithçka ka nisur dhe po bitiset, si një vazhdim i misionit shkatërrues të asaj partie. Gara e Lulzim Bashës, mbetet jo vetëm farsa, por edhe tallja më e madhe me ata demokratë që ndoshta edhe sot e kësaj dite presin reagimin e kryetarit të partisë, për të rigrupuar dhe ringritur nga themelet ngrehinën politike. Gara e Lulzim Bashës në rrethe, mbetet zhgënjimi i rradhës për ata qindra e mijëra demokratë të lodhur, të cilët tashmë kanë fshirë nga memorja e tyre mendimin dhe shpresën se, një ditë PD do të bëhej demokratike dhe europianiste. Gara e nisur, është turrja pas rrëmbimit dhe jo marrjes së votave, është turrja pas zaptimit dhe privatizimit të postit, dhe jo fitorja me votën e lirë të anëtarësisë, dhe kjo ka ndodhur në pothuajse të gjitha degët ku deri tani janë “zgjedhur” kryetarët e rinj të zotit Basha.

Si mund të pretendosh garë të ndershme në degët e Partisë Demokratike, kur atje mungojnë strukturat, forumet, seksionet dhe grupseksionet, mungojnë listat e sakta numerike të anëtarësisë, mungojnë emrat dhe kandidatët garues, mungon fryma e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit mes demokratëve të bazës, mungon besimi ndaj kupolës drejtuese të partisë dhe lidershipit të saj.

E ndërsa zoti Basha merret ditë-natë me Astirin, duket se ai harron se Parti Demokratike ka vetëm në Tiranë (të paktën në SHQUP) duket se harron se degët e rretheve i ka të shpartalluara, dhe do të duhen vite për ti rigrupuar ato si dikur. Gara e zotit Basha për kryetarë të PD në rrethe, ngjason më tepër me zgjedhjet për administrator të pallateve treseksionësh, dhe kjo për nga numri i organizatorëve, apo dhe pjesmarrja e tyre. Në shumicën e degëve në rrethe, ka dështuar ringritja dhe rizgjedhja sipas statutit e kryetarëve të seksioneve dhe grupseksioneve, ka dështuar rivaliteti paanshëm, duke mbajtur të fshehta listat e anëtarësisë, apo dhe duke ushtruar presione mbi ata që kanë guxuar të bëhen pjesë e asaj “gare”.

Zgjedhja apo “rizgjedhja” e atyre që sot zoti Basha mund ti quajë nga zori “kryetarët e rinj të fitores” mbetet një tjetër goditje e madhe për një parti, që akoma nuk ka vënë mënd, që akoma nuk e ka kuptuar se liria dhe demokracia e brëndshme kanë qenë dhe mbeten faktori determinant që kanë bashkuar dhe bashkojnë shumicën e popullit rreth një force politike. Ajo çfarë pritej nga gara e papritur e zgjedhjes së kryetarëve të rinj në degët e rretheve, ishte ndryshimi dhe jo pranimi pa kushte i rezultatit nga çdo demokrat që sot nuk ndjehet i sigurtë për fatin e votës në bazë, pritshmëri ishte barazia dhe garancia e një fushate të drejtë dhe të pavarur, por ka ndodhur dhe po ndodh e kundërta.

Për gjithçka ka ndodhur dhe po ndodh në bazë zoti Basha natyrisht ka dijeni, ka informacion të detajuar madje, por preferon të heshtë duke pranuar degradimin e procesit, ashtu siç bëri në korrikun e 2017. E ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet lokale ka trokitur, duket se PD po shkon drejt saj në rënie të lirë, duke preferuar më mirë humbjen e tyre në shkallë vendi, se zgjedhjet e lira demokratike brënda degëve në rrethe. Kjo është garë kaubojsish zoti Basha, dhe jo garë kandidatësh brënda një Partie Demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ “Lidhja e Pejës”, në dorë të Hashim Thaçit
Previous article ILIR YZEIRI/ E urrej patetizmin, por, këtë radhë, jo

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k