• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ARTAN FUGA/ 30 arsye se përse maturantët braktisin universitetet
Home
Blog

ARTAN FUGA/ 30 arsye se përse maturantët braktisin universitetet

August 16th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Artan Fuga:
Ju a them se përse maturantët braktisin universitetet:

– Se nuk vijnë në degët që dëshirojnë
– Se rregjistrimet ua bën një strukturë e arsimit e centralizuar që nuk i lejon paraprakisht të njohin universitetet e ëndërruara prej tyre
– Se shkolla e mesme u jep dije krejt minimaliste dhe nuk u ngjall dëshirën për të mësuar.
– Se imazhi i shumë universiteteve është në fund të këmbëve
– Se arsimimi i lartë nuk jep punësim
– Se më kollaj gjen punë po të jesh trafikant votash, forumist partish, apo të jesh çun bosi politik ose i forti i lagjesh.
– Se më shtrenjtë se ne Shqipëri relativisht me fuqinë blerëse nuk ka as Harvard, as Oksford, asnjë universitet bote.
– Se reklama e sforcuar nëpër tv e bëri rininë t’i vijë për të vjellë për universitete fabrika parash
– Se studentët u rrëfejnë maturantëve të gjitha pislliqet, mashtrimet, korrupsionet nëpër universitete.
– Se dija që universitetet japin nuk po rinovohet sepse nuk e lejon ligja për arsimin e lartë, pra studentët nuk mësojnë gjë.
– Se për të jetuar në qytetet studentore dhe veçanërisht në Tiranë është shumë shtrenjtë
– Se popullsia e re e ka mendjen të iki jashtë dhe jo të studjojë
– Se populli sheh që fëmijët e politikanëve mësojnë jashtë shtetit dhe jo këtu, pra zhvleftësohet sistemi arsimor shqiptar
– Se meritat në diplomim nuk luajnë asnjë rol në jetën e studentit dhe në karrierën e tij
– Se profilet e studimeve janë mizerje dhe që nga koha e baba Qemos.
– Se burimet e informacionit si web, etj; janë shumë më përpara sesa shumë budalliqe që dëgjojnë në auditore të ndryshme
– Se pasi u mbyllën disa universitete fabrika parash
po lulëzojnë të tjera edhe më bërnut se ata që u mbyllën dhe askush nuk bëzan. Tuuuuuurp!
– Se kultura e të studjuarit dhe e librit është braktisur përpara folklorit, te ne politika qeveris, bën art, bën kulturë. Jo shkenca e teknika.
– Se është plakur popullsia.
– Se vajzat që mbushin auditoret tani nuk u vlen diploma në pajë për t’u martuar.
– Se të kesh diplomë sot nuk është vlerë, vlerë është të kesh parà, ta kesh babin bos, ta kesh mamin pasanike. Ose botuese gazete.
– Se brezi i kohës moniste që e quante të diplomuarin si maja e arritjeve ka dalë ose po del në pension.
– Se maturantët kur shikojnë se kush është pronar ose rektor i ndonjë universiteti më mirë pranojne të rrine pa shkollë sesa të paguajë lekë për asgjë.
– Se shkolla e mesme është tmerrësisht e politizuar.
– Se edukata kombëtare, media, etj., nuk e frymëzojnë maturantin drejt dijes, meqë dija nuk të jep asnjë shans për jetën
– Se në shumë e shumë familje nuk ka lekë për libra dhe në shumë të tjera babi në vend të blejë libra i harxhon lekët për karburant makine;
– Se familja në kohë krize nuk ka parà dhe të rinjtë duhet të punojnë sa më shpejt për të fituar dy lekë me punë pa nevojë për shkollim
– Se sot nuk ka nevojë të jesh me zanat oficer për të përdorur armë, ose me zanat shofer për t’i dhënë veturës, ose me diplomë për të ditur gjuhë të huaj, etj.
– se i gjithë sistemi po braktiset:
Qytetarët braktisin atdheun
Votuesit braktisin zgjedhjet
Audiencat braktisin mediat
Studentët braktisin shkollën
Burri braktis gruan dhe gruaja burrin
Fshatarët braktisin bujqësinë
Investitorët e huaj braktisin Shqipërinë
Gazetari braktis raportimin
Nëpunësit braktisin interesin publik
Na braktisin infermierët.
Klientët braktisin butikat.

Këta thonë se përse maturantët braktisin universitetet!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERALDIN FAZLIU/ A duhet ta paguajë Kosova çmimin e gabimeve të BE-së?
Previous article SPARTAK NGJELA/ Shqiptarët janë në një cak historik shumë të rëndësishëm të historisë kombëtare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k