Pedagogu Arian Galdini i cili është i njohur edhe si një ndër politikanët e Opozitës në Shqipëri, është vlerësuar me titullin Profesor Nderi i Kërkimit Shkencor nga Universiteti i Complutense i cili është Universiteti Publik i Madridit.
Ky vlerësim nga Universiteti i Madridit për pedagogun Arian Galdini vjen pak kohë pasi ai ka marë një tjetër vlerësim nga SHBA ku Akademia Ndërkombëtare e Shkencave Sociale IASS ne Palm Beach, Florida i ka dhënë Arian Galdinit titullin Akademik i Shkencave Sociale pranë kësaj Akademie.
Njoftimin për vlerësimin nga Universiteti i Madridit e ka bërë vetë Arian Galdini nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook.
Ja edhe postimi i plotë i Arian Galdinit:
Të dashur miq, jam i lumtur dhe bekuar nga Zoti të ndaj me ju lajmin e mrekullueshëm se një tjetër vlerësim ndërkombëtar më është bërë.
Universiteti i Complutense ose sikurse njihet ndryshe Universiteti Publik i Madridit më ka akorduar titullin Profesor Nderi.
Ky është një nder shumë i madh dhe i veçantë që më bëhet.
Universiteti i Complutense është themeluar në vitin 1293 dhe është një ndër Universitetet më të mira në botë.
Disa nga njerëzit që kanë studiuar në këtë Universitet janë:
Filozofët José Ortega y Gasset, Ignatius of Loyola, Thomas of Villanova, shkrimtarët Federico García Lorca, Antonio de Nebrija, Pedro Calderón de la Barca, shkencëtarët Santiago Ramón y Cajal, Severo Ochoa, Andrés Manuel del Río, historianët Juan de Mariana, Juan Ginés de Sepúlveda, drejtuesit ushtarakë Don John of Austria, Alexander Farnese, Cardinal Cisneros, liderët e huaj jospanjollë Cardinal Mazarin, José Rizal, etj,etj.
Në vitet e fundit nga alumnët e Universitetit të Complutense kanë dalë 7 fitues të çmimit Nobel, 18 fitues të çmimit Prince of Asturias Awards, 7 fitues të çmimit Miguel de Cervantes, gjithashtu edhe Komisionerë Europianë, Presidentë të Parlamentit Europian, Sekretar i Përgjithshëm i Këshilit të Europës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO, Drejtori i Manaxhimit i FMN, dhe krerë shtetesh, etj, etj.
Ndihem tejet i privilegjuar dhe i nderuar që Universiteti i Complutense më ka dhënë titullin Profesor Nderi i Kërkimit Shkencor.
Falenderime e mirënjohje pamasë.
Kjo është një përgjegjësi akoma më e madhe për mua në angazhimet e mia akademike, civile, publike dhe politike e më gjerë.
Leave a Reply