• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARIAN GALDINI/ Kuvend humbës për një PD fituese!
Home
Blog

ARIAN GALDINI/ Kuvend humbës për një PD fituese!

May 2nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kam heshtur për muaj të tërë jo pse nuk kam pasur ç’të them, porse kam dashur të shoh, shqyrtoj e kuptoj më shumë. Sot kam një ngasje të pandalshme për ti hedhur pak mendime mbi zhvillimet në vend e sidomos në PD e Opozitë.

1. Demokracia në Shqipëri është një sport i vështirë e aspak popullor. Edhe pse ne dhjetorin 1990 shumica dërrmuese e shqiptarëve u ngritën për ta kërkuar demokracinë, kur historia u tha PO, ata u hutuan dhe e lanë në mes punën. Kemi pasur një shok ne qe dashuronte nje vajzë shumë të bukur, e kur ne i thonim që të shkonte e tia shprehte dashurinë, ai na linte pafjalë kur na përgjigjej: Kam frikë se më thotë Po.

2. Partitë politike nuk erdhën si fryte demokracie e as si ushtruese e nxitëse demokracie, por si replikime autentike të Modelit të ish Partisë së Punës së Shqipërisë. Pra ne u gëzuam që ligjërisht fituam pluralizmin politik, por nuk e kuptuam se në të vërtetë kishim arritur vetëm shumëfishimin e modelit autokratik të PPSH. Andaj të gjitha këto broçkullat me kontestime lidershipi nën nevojën, për shkak a në emër së demokracisë së brendshme nëpër partitë politike shqiptare janë thjesht një gjetje për tu dukur modernë dhe mendjehapur. Sidomos këto broçkulla janë shëmtueshmërisht broçkulla kur përdoren si argumenta prej përfituesve par exellence të simstemit autokratik të shumfishimit partiak në Shqipëri. Vini re, nuk po them pluralizmit politik, por po ritheksoj se kemi thjesht shumëfishim partiak.

3. Kuvendi i fundit i PD nuk ishte aspak fundi i botës e as dështimi i Bashës. Nuk e kuptoj përse duhet të quhet i tillë. Basha thjesht humbi një Kuvend ku mund të kishte bërë një rithemelim a revolucion në të djathtën shqiptare. Por nëse i shkojmë besnikërisht logjikës mbi të cilën janë ndërtuar e funksionojnë partitë në vendin tonë, Lulzim Basha ia doli të ndërtojë rregulla loje që i japin atij fuqinë e plotë mbi atë Parti. Partitë në këtë qoshenë tonë ballkanase nuk janë parti të ideve e as alternativave. Këndej nga ne, po nuk qe parti e liderit, nuk është fare parti.

Basha sapo ka hapur siparin për ta bërë PD, përfundimisht dhe qartêsisht Partinë e Liderit Lulzim Basha. Pse duhet ta gjykojmë Bashën mbi kritere e premisa që të tjerëve ua justifikojmë? Basha e bëri trajektoren e tij të rezistencës dhe paskëtaj kuptueshmërisë së plotë të mënyrës sesi funksionon loja dhe mendësia politike këtu.

Kuvendi i fundit i PD është kthjelltësisht akti më politik dhe më i pjekur i Lulzim Bashës. Sqaroj se unë këtu nuk po analizoj e as po shkruaj sesi e dua e si do të përpiqem unë ta bëj politikën shqiptare. Kurrësesi. Thjesht po bëj një vrojtim dhe sintezë pa doreza mbi faktet e realitetin politik sikundër unë i shoh ato të jenë, pa pretenduar fare se jam e vërteta absolute… Kam këndvështrimin tim dhe kaq. E pra, ripërsëris se ky Kuvend ka qenë akti më politik dhe me i pjekur i Lulzim Bashës qyshse ai ka ardhur në krye të PD.

Demokratët prej dt 29 prill 2018, nuk kanë më thjesht Kryetarin Lulzim Basha, të cilin mund ta donin, urrenin, shanin, lëvdonin apo shpërfillnin. Ata, demokratët, prej kësaj të diele do të kenë edhe liderin Basha të cilin duhet ta ndjekin e bëjnë fitues, nëse nuk duan të mbeten vetë humbës. Lideri i ri është në detyrë. Na takon të gjithë neve që e duam PD dhe Opozitën fituese që deri në Kuvendin Zgjedhor të vjeshtës ti ofrojmë një Magna Carta në mënyrë që të gjithë të jemi fitues por mbi çdo gjë të bëjmë PD dhe Opozitën fituese. Loja është e hapur. Mundêsitë janë të plota.

  • Tags
  • ARIAN GALDINI
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MONIKA STAFA/ “Start-ups” në gazetarinë e së nesërmes, një histori e re inovacioni në Shqipëri
Previous article Gërryerja e moralit dhe çmimi i gënjeshtrës në politikë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k