• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ T’i dalësh të keqes para, siç vetëm opozita di ta bëjë
Home
Blog

ARDIT RADA/ T’i dalësh të keqes para, siç vetëm opozita di ta bëjë

September 26th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ardit Rada

Në Prokurorinë e Përgjithshme ka mbërritur përgjigja e laboratorit anglez sa i përket regjistrimit të pretenduar mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt. Të dhënat e para për mediat flasin për një rezultat aspak mbresëlënës. Më saktë, anglezët kanë dalë në përfundimin se materiali që u është dorëzuar ka prerje dhe ndërhyrje zërash. Ajo që pritej me kreshëri ishte nëse zëri i përket vëllait të ministrit të Brendshëm apo jo. Por edhe për këtë anglezët kanë dyshime në ekspertizën e dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Ditën e sotme, opozita që kryesohet nga Partia Demokratike ka nxjerrë një tjetër dëshmi. Jo në nivelin e përgjimit, por një pretendim para kamerave të oficerit Emiljano Nuhu. Mes shumë pretendimeve, ish-efektivi i Fushë Krujës hedh edhe një sërë akuzash nga Taulant Ballës dhe Artur Bushit. Shtimi i akuzave, pas i ka dërguar një letër edhe krerëve të shtetit mbi ngjarjen, nuk ivjen aspak në ndihmë ndonjë hetimi konkret, përveçse shton dokumentet në dosjen e azil-kërkimit të Nuhut. Gjithësesi, loja që opozita ka zgjedhur të bëjë është e justifikuar. Së pari, sepse ajo nuk e pranon pavarësinë e organit të akuzës dhe kësisoj nuk ka përse t’i dorëzojë materialet atje. Së dyti, sepse qysh në vitin 2013, denoncimin e rasteve që edhe mund të jenë serioze, ia ka besuar Fejsbukut të Sali Berishës.

Për ta lidhur akuzën e sotme pikërisht me denoncimet e Berishës, ka një mospërputhje në kohë. Mjafton një kërkim në Google për të kuptuar se ngjarja mes djalit të deputetit Rrahman Rrahja dhe shtetases Xh.M është publikuar nga Berisha si e ndodhur në korrik 2018. Ndërsa Nuhu, ia faturon atë dhjetorit të vitit 2017. Që këtu nis dyshimi mbi vërtetësinë e deklaratave, sepse në ngjarje e treguar në dy kohë të ndryshme ose i vjen në shërbim Berishës në korrik, ose i duhet Nuhut që të ketë ndodhur në dhjetor.

Të kthehemi tek aspekti politik i ditës. Ardhja e përgjigjes së anglezëve për ‘Babalen’ sigurisht që ka vajtur më parë në PD sesa në media. Materiali i Nuhut i publikuar pikërisht sot, shton dyshimin se opozita po përpiqet t’i dalë të keqes para dhe të ngrejë një furtunë tjetër mediatike e politike. Raporti i laboratorit pritet të zbardhet në vijim dhe më pas agjencitë ligjzbatuese duhet të mbajnë fjalën që kanë paralajmëruar; Se nga kjo ngjarje nuk do të dalë njeri pa u “lagur”.

Politika duhet të mësohet se çdo gjë e ka një kufi. Në një demokraci ku jeta e shqiptarëve vështirësohet dita-ditës nga retorika e politikës, ka nevojë për pak qetësi. Për një ligj që ndalon shpifjen, për një ndëshkim të atyre që ua nxinë ekranin shqiptarëve me deklarata të neveritshme nga mëngjesi e deri në mëngjesin e ditës tjetër. Ky vend ka edhe gjëra të bukura për të treguar dhe nevoja më të mëdha. Opozita mund ta mbushë ditën, fjala bie, duke denoncuar moshën e lartë të daljes në pension. Sikundër qeveria mund të na i kursejë cicërimat në Twitter si përgjigje serioze ndaj opozitës. Sepse zullumi këputet duke u trashur…(Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ “Babale 3” dhe sfida e Prokurorisë
Previous article ARTAN FUGA/ Çfarë turisti është Qenani aman, Loku, Bimi, Meti, e të tjerë?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k