• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Risia e krizës shqiptare: Të huajt ndërhyjnë për zbatimin e Kushtetutës
Home
Blog

ARDIT RADA/ Risia e krizës shqiptare: Të huajt ndërhyjnë për zbatimin e Kushtetutës

November 9th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ardit Rada / JavaNews

Një vend i vogël, por me kriza të shpeshta, Shqipëria duket se nuk ia del dot t’i shuajë përplasjet politike pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Një nga dhjetëra rastet, që vlen të përmendt për shkak të rëndësisë, ishte kriza e një viti më parë.

U desh ardhja e një sërë zyrtarësh nga Brukseli për të nxjerrë Partinë Demokratike nga çadra, por ky mision dështoi derisa zgjidhjen e gjetën vetë palët më 17 Maj.

Këtë radhë, kriza e prodhuar nga Presidenca ka sjellë një risi. Pavarësisht negociatave që kreu i shtetit ka pasur me kryeministrin apo kryeparlamentarin, ai nuk është bindur për të dekretuar Ministrin e Punëve të Brendshme. Madje as ambasadori Luigi Soreca nuk arriti të nxirrte tymin e bardhë nga oxhaku i Presidencës.

Emri i Sandër Lleshajt ka shkuar sërish sot në tryezën e Ilir Metës ndërsa ngërçi i detyroi SHBA-të dhe BE-në të apelojnë për një ministri plotësisht funksionale. Thirrja e përbashkët nga perëndimi përkthehet si një kërkesë që MPB të drejtohet nga një ministër dhe këtë e ka në dorë Meta.

Ky rast është po aq i paprecedentë sa edhe takimi i sotëm mes Knut Fleckenstein dhe Presidentit të Shqipërisë. Nëse më parë të huaj na kanë ardhur në ndihmë për të zgjidhur kriza politike, tashmë kemi të bëjmë me një përpjekje që të bindet Presidenti për zbatimin e Kushtetutës. Pra, ndërkombëtarët ndërhyjnë për të bindur kreun e shtetit që të zbatojë ligjin themelor të shtetit të tij.

Nëse historia e mosdekretimit ka një ‘background’ inatesh dhe kokëfortësie, atëherë me gjasë pritet një ‘valë’ ndërkombëtarësh në Presidencë, si një vit më parë në çadrën e PD-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBAN DUDUSHI/ Funerali i Kacifas mund të bëhej një kasaphanë që t’i vinte flakën Greqisë, Tirana i bëri nderi dhe shpëtoi Athinën
Previous article ARDIAN VEHBIU/ Në Tiranën e telenovelave turke, ku askush nuk lexon apo dëgjon muzikë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k