• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ “Qajtorja” e Sali Berishës, qytet më qytet
Home
Politikë

ARDIT RADA/ “Qajtorja” e Sali Berishës, qytet më qytet

October 1st, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Shiheni me kujdes turin që ka ndërmarrë nëpër qytete Sali Berisha. Hallin e tij ka nisur ta qajë me militantët e Partisë Demokratike. Ata që janë gati të japin jetën për të, siç tronditi një Shkodran sot. Apo ai durrsaku që rrihte gjoksin se ishte gati të merrte kallashnikovin. Kundër kujt? Atë e di vetëm Sali Berisha, që në 30 vite s’e kuptoi kurrë se halli i tij s’është i shumicës së shqiptarëve. Pesëqind vlonjatë a durrsakë të mërzitur me Lulzim Bashën pse janë të papunë se braktisi zgjedhjet lokale, s’janë Shqipëria.

Kush magjepset sot nga takimet e Sali Berishës, nuk di ta përdorë YouTube-n, ose ka lindur shumë vonë për ta njohur historinë. Pesëfishin e këtyre të sotmëve mblidhte Sali Berisha në vitin 1997, kur gjysma e popullit kishte lënë shtëpitë në firmat piramidale. Me karshillëk u zgjodh President në mars të atij viti, teksa kish nisur batërdia që do të rezultonte me mijëra të vrarë. 83 jetë u shuan po atë muaj në Otranto, Sali Berishën në Vlorë ndërkohë e përkrahte banda e Gaxhait. E pra militantë ka pasur dhe do të ketë gjithmonë, por ky nuk është halli i Amerikës apo i Shqipërisë.

Ka shumë syresh që thonë se Berisha po ‘trondit’ SHBA-të me këto takime, që së fundmi i ka shtuar si makiazh edhe një shqiptarë që jeton matanë kontinentit. Aq qesharake bëhet ngjarja saqë përveç mikrofonit, i jepet kësaj zonje edhe një hapësirë në median e familjes ‘non grata’. Dhe kjo premton rikthimin e PD tek e djathta ekstreme se i ka dhënë fjalën Berisha. Me kë e mbajti fjalën Berisha, që do ta mbajë me Kokolarin, siç ia deformon ai mbiemrin. E kur një shqiptar paska ndikuar në SHBA aq shumë sa të kthejë përmbys vendimet e shtetit, që do ta bëjë Kokolari?

Sot takimet e Berishës nuk ngjallin shpresë, por të kallin datën. Është e dhimbshme sesi ato kthehen nga Foltore në Qajtore ku përmendet revolucioni. Ishte njëri në Durrës që për këtë punën e revolucionit i citoi edhe Eseninin e Pushkinin.  Ka njerëz që me fjalë marrin pushkën e japin jetën për të. Ka dhe nga ata që i ankohen për muhabet lekësh, për këste ish të përndjekurisht, apo pse Basha s’i vuri kandidatë për deputetë a kryebashkiakë. Po aq komike është sesi ai vetë bën si liberali që ua jep mikrofonin edhe budallenjve në emër të lirisë së fjalës. Madje mban edhe shënime.

Nuk ka rëndësi të përmendim këtu se ç’u ka bërë ky liberali jo vetëm kundërshtarëve të tij brenda partisë, por edhe atyre që shihte në ëndërr sikur ia kishin me të hedhur. E djeshmja dhe e sotmja, fatmirësisht tregojnë dramën e PD-së dhe jo të Shqipërisë. Konkurrencën e ka me Bashën, inatin me Ramën që i theu rekordet historike. Si në mandate qeverisëse, ashtu edhe në vota të marra. Me Bashën dihet, i doli Ramiz e kaluar Ramizit. Është e rëndë të shohësh njerëz që e ndjekin ende pas, por ata i shkojnë për hallin e tyre dhe jo të familjes. Dëgjojini kur flasin…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Ambasadori Ryerson, është mbyllja e derës së fundit për Berishën në Uashington
Previous article BLEDI MANE/ Një pjatë me gjellë për Evi Kokalarin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k