• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

May 13th, 2025
  • HOME
ARDIAN HOXHA: Zoti Rama, kapini vrasësit e Remzi Hoxhës
Home
Blog

ARDIAN HOXHA: Zoti Rama, kapini vrasësit e Remzi Hoxhës

October 21st, 2017 Editor Blog 0 comments

I nderuari Z. Edi Rama,

Në takimin tonë të parë, 4 muaj pasi u bëtë kryeministër ju na thatë që “para vitit 2017 nuk do mund të bënit asgjë rreth rastit të babait tim”. Kjo na u duk si një shuplakë e vogël, sepse do duhet të kishim durim edhe 4 vite, por duke ditur kompleksitetin e rastit dhe faktit që kryetari i shtetit i cili në atë kohë kontrollonte gjithë sistemin e drejtësisë ishte i lidhur ngushtë me kriminelët që zhdukën babain tim, megjithatë shprehëm mirëkuptim. 2017 erdhi dhe gati po shkon. Unë dhe familja ime sinqerisht besojmë se ju kishit dhe akoma keni vullnetin për ta zbardhur këtë rast dhe të na i lehtesoni dhimbjet sadopak.

E shohim se keni treguar vullnetin tuaj për të sjellë drejtësi në Shqipëri, duke bërë vetingun, pastruar kriminelët nga sistemi i drejtësisë, etj. Por, familja jonë dhe të gjithë shokët dhe bashkëveprimtarët e babait tim nga Kosova e Maqedonia, të cilët punuan dhe sakrifikuan çdo gjë që shqiptarët të jetojnë të lirë dhe në paqe, mbeten shumë të zhgënjyer dhe të tradhtuar.

I biri i Remzi Hoxhës i shkruan Ramës: Koha mbaroi!
I biri i Remzi Hoxhës i shkruan Ramës: Koha mbaroi!

Mosbardhja e rastit të babait tim është edhe përkrahje e krimeve të kriminelit dhe antishqiptarit më të madh të të gjitha kohërave, Sali Berishoviç, atij që ia kalon edhe Esat Pashë Toptanit, dhe që historia do ta vërtetojë.

Fatos Nano sa ishte në pushtet nuk kishte vullnetin që të merrej me zbardhjen e rastit të babait tim, dhe me pas u vërtetua se ai ishte mik i ngushtë me Sali Berishoviç. Shpresoj të mos zhgënjehemi edhe nga ju sepse ju jeni shpresa e vetme që edhe në si familje kemi, por besoj edhe gjithë shqiptarët në mbarë botën. Po dolët edhe ju të jeni mik i Sali Berishoviç atëherë “vaj vatani e mjerë mileti…”

Kërkojmë nga ju që ta veni në prioritet të lartë zbardhjen e rastit të babait tim, Remzi Hoxha. Bababi im meriton më shumë se kaq. Një njeri që ka sakrifikuar dhe dhuruar shumë që shqiptarët, kudo që jetojnë, të kenë një jetë dhe të ardhme më të mirë, andaj edhe u zhduk nga dora e zgjatur e Serbisë dhe miku e bashkëpuntori i tyre i ngushtë, Sali Berishoviç.

Kemi 2 kërkesa për ju: kapeni Budjon Meçen, që sillet i lirë akoma dhe nuk kerkohet nga drejtesia edhe pse ishte një ndër të implikuarit kryesor të rastit, dhe kapeni Ilir Kumbaron që ai të tregojë në detaje se çfarë i kanë bërë babait tim dhe ku e kanë hedhur trupin e tij. Ilir Kumbaro dhe Budjon Meçe ishin personat që fizikisht torturuan dhe vranë babain tim dhe ata akoma sillen të lirë. Ata do të dëshmonin edhe për Sali Borishoviçin, edhe për Bashkim Gazideden edhe për Arben Sefgjinin, sepse ishin këta 5 veta që ishin ekipi i opercionit të zhdukjes së babait tim.

Ua kam bërë edhe më herët këtë pyetje: “Si do donit t’ju mbajë mend historia?” Është në dorën dhe ndërgjegjjen tuaj, Z. Edi Rama, të vendosni se çfarë do shkruhet për ju në librat e historisë së popullit tonë! Dhe nëse keni pakëz shpirt dhe ndjenja, vetëm imagjinoni çfare dhembje kemi ne!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA: Prokuroria përballë Ruçit dhe Berishës
Previous article ARBEN MALAJ: Të ndiqet modeli i SHBA dhe BE për arrestimet e bujshme

Editor

Related Posts

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog
May 11th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog
May 10th, 2025

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog
May 1st, 2025

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

Blog Apr 30th, 2025
BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

May 1st, 2025
BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë Blog

BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë

Apr 29th, 2025
MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës Blog

MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës

Apr 23rd, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

May 11th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k