• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Arben Malaj/ Një “ndikim italian” në të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare?
Home
Blog

Arben Malaj/ Një “ndikim italian” në të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare?

February 5th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Ish-ministri i Financave Arben Malaj thotë se rreth 70% e një grupi ekonomistësh të përzgjedhur parashikojnë një krizë të re globale brenda vitit 2019, ndërsa për një krizë globale brenda vitit 2020 janë 90% e tyre.

Ai veçon një krizë të ekonomisë italiane dhe ngre alarmin se do ketë ndikim të fortë në Shqipëri.

“Italia aktualisht është në recesion. FMN, BB. BQE dhe kompanitë e rating konfirmojnë se Italia ndodhet në një krizë sociale, ekonomike e buxhetore, e cila mund të ndikojë negativisht ekonominë e eurozonës dhe partnerët e saj ekonomikë. Kanalet nëpërmjet të cilave kriza e Italisë do të godasë vendet partnere dhe ekonominë evropiane janë të ndryshme në strukturën, madhësinë dhe kohëzgjatjen e efekteve te tyre. Lidhur me vendin tonë kanalet e ndikimit përfshijnë eksport, import, investimeve te huaja direkte, blerje pasuri të patundshme apo blerje aksione në kompani shqiptare” – thotë Malaj.

Kanali specifik dhe më i madh është ai i dërgesave të emigrantëve shqiptarë nga Italia në Shqipëri për familjet e tyre apo edhe për investimet e tyre në vendlindje.

“Këto dërgesa mund të bien, sepse rritja e papunësisë do të prekë edhe emigrantët. Kjo mund të ulë dërgesat nga emigrantët, çka rrit varfërinë në familjet që jetojnë me të ardhurat nga emigracioni, mund të ulë investimet për strehim dhe biznes të vogël të familjarëve apo edhe të vetë emigrantëve në Shqipëri që kanë qenë faktorë të rëndësishëm të rritjes së kërkesës së përgjithshme në ekonominë tonë” – parashikon ish-mnistri.

Ai shkruan se efekti në eksporte që mbetet kanali i dytë më i madh mund të jetë i vogël, pasi kompanitë shqiptare të fasonëve eksportojnë në Itali kryesisht jo për tregun italian, por për eksportet e tyre në tregjet evropiane dhe globale.

Këtu shton se kriza italiane mnd të ketë anën e vet të mirë për Shqipërinë.

“Kriza mund të ulë investimet e huaja, por në rastin e Italisë ky efekt mund të jetë minimal ose me efekt pozitiv, sepse situata e krizës mund të nxisë më shumë individë dhe biznesmenë të vegjël dhe të mesëm italianë të investojnë në Shqipëri si vendi më i afërt dhe ku ekzistojnë njohjet nëpërmjet emigrantëve. Mund të ketë rritje të importeve për shkak të rënies së çmimeve apo rritjeve të falimentimeve ne biznesin e vogël dhe te mesëm italian (shqiptarët kanë përvojë të blejnë makineri dhe teknologji të kompanive italiane të falimentuara).

Studiuesit në Ministrinë e Ekonomisë, dhomat e biznesit, stafet akademike dhe Banka e Shqipërisë duhet të ndërmarrin studime të thelluara duke analizuar edhe recesionin e ekonomisë shqiptare pas krizës globale 2008, ku rritja ekonomike nga 6 % e PPB-së për periudha afatgjata zbriti në 2013 deri në 1% të PBB-së, ndërsa borxhi publik u rrit nga 55% në 72% të PBB-së” – sugjeron Malaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Kujt partie i shërben në Shqipëri, Albin Kurti?!
Previous article ENVER ROBELLI/ Shtëpi, shampanjë dhe shamatë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k