• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ARBANA XHARRA/ Edhe unë e kam një përvjetor!
Home
Blog

ARBANA XHARRA/ Edhe unë e kam një përvjetor!

May 10th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Një nga ato më të zymtit e jetës e sime. E kam fjalën për atë kampanjën eliminuese që kulmoi me kërcënimet më të rënda ndaj meje dhe familjes sime.

Për t’u finalizuar pastaj me sulmin barabar fizik që ma preu atoditë çdo shpresë se mund të ketë mbetur qoftë edhe një njeri i vetëm me shpirt dhe dinjitet mbi këtë tokë.

Facebooku ma përkujtoi përvjetorin, duke më risjellë postimet e atyre javëve një për një; çdo shpifje, çdo fyerje, çdo ofendim të njerëzve nga turma, por më shumë nga ata që më njihnin, me të cilët isha takuar rrugëve të Prishtinës e gjithandej. Aq egër dhe pa pardon u sulmova pse aderova në një parti.

Ashtu egër si asnjë njeri tjetër që më parë apo më pas braktisi mediat dhe u strehua në politikë.

Shumica absolute e atyre hipokritëve sot jetojnë nga mëditjet e parlamentit pa bërë asgjë mbi këtë tokë ose duke jetuar si pashenj nga renditat e tenderëve ose të atillë që ushqejnë fëmijët me paratë e atyre që s’dinë t’u shkruajnë vetë biografitë e tyre.

E bënë se isha femër; se isha e pavarur; se hyra në një parti që është konkurrencë e sekteve të tyre? S’ka rëndësi.

E bënë në po atë mënyrë siç i vrasin me gurrë gratë dhe i mbysin disa vendeve të mjera të këtij globi.

Çka u frikuan aq shumë? Se unë do ta humbi perspektivën që e kisha ndërtuar mbi 17 vjet si këshilltare politike?

Cilado ishin motivet atentati i tyre nuk ndezi. As akuzat falë megjithatë miqve të shumtë mi, të cilëve iu përulem për përkrahjen.

Unë nuk u bëra as ministre as drejtore dhe asgjë – kontributi im është i njëjti ky në politikë si ai në media.

Ajo kam mbetur si përherë Arbana Xharra – e pakompromis në respektimin e parimeve dhe ideve të mia. Ku jemi sot?

Unë sërish edhe në gazetari. Për çdo javë publikoj në dhjetëra media mbarë globit dhe në dhjetëra gjuhë, nga këtu, nga New York-u.

Dhe vetëm fillimi është. Ku janë ata që aq rëndë më linçuan atëherë: po në atë gropë të mendësisë mesjetare të tyre, po të njëjtë, si zhvatës ordinerë të shoqërisë civile, agjencive të huaja që subvencionojnë gjepurat e tyre infantile për të kap sa më shumë liri të kosovarëve, nëpër media të nënshtruar si rob që di të thotë vetëm atë që ia dikton shefi apo shefja dhe hiçmëshumë.

Kjo histori e imja, ky përkujtim i imi ndoshta i mëson shpirtzinjtë se shpifjet e tyre mund t’ia hapin gropën dikujt – si ata mua – por të fitojnë ndaj të drejtëve jo ngase gropë, brenda, janë vetë.

Shpresoj që vitin tjetër mos ta përkujtoj më këtë shembje të aq shumë gjoja-karaktereve, të cilat dikur madje i konsideroja te jenë njerëz.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vendimi i Trump rreth Iranit sapo na solli më afër luftës
Previous article NDUE DEDAJ/ Ardenica, altari i Gjergjit dhe Donikës?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k