• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Tezgat mediatike “Gjiriz”, në hall për të shitur Metën si e shoqja Zafirin (Ceken)
Home
Politikë

ANRI BALA/ Tezgat mediatike “Gjiriz”, në hall për të shitur Metën si e shoqja Zafirin (Ceken)

November 12th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Anri Bala/

Mirë që kur hap TV, mund ta ndërrosh stacionin, për të mos u trembur nga gjithfarë palaçoje, që nuk dihet se në çfarë universiteti ka marrë diplomën, injorant politik… por si t’ia bësh kur hap FB-në, për të lexuar ndonjë mesazh a njoftim interesant dhe të faniten para syve shkrime bombastike, me kohë pa kohë, sot apo nesër, ballkan apo rajon, apo turli mediash me emer dhe pa emër sy, vesh, llapë, kalem, presh, kungulli dhe përshesh, që publikojnë lajme të sponsorizuara për Presidentin tonë Shkëlqesia e tij, Ilir Meta.

Pasi u takua nga arbëreshët e lumtur e pagjumë në sy, në pritje të ardhjes dhe prekjes së dorës së “Shkëlqesisë së tij”, kur dhe plaku i gjorë Matarella nga malli që e kishte marrë nuk iu nda asnjë çast, madje sipas tezgës Gjiriz, nuk lau as duart që të ruante aromën e takimit, i erdhi radha Macron dhe zonjës së tij, që të priste presidentin “e gjorë” pa zonjën e tij të parë, por edhe pa zonjën e dytë, që kishte braktisur jetën bashkëshortore për një parti. I vetmuar papërkrahje… tezga Gjiriz, mbushi dynjanë me pritjen madhështore që i’u bë në “Saint Elise”.

Në të vërtet, Macron kishte dalë për të bërë ritualin e të zotit të shtëpisë, pritjen e gjithë pjesmarrësve, pa dallim. Madje sipas burimit nga një llafazan, kur ishte afruar Meta, kishte pyetur se kush është. Ishte dashur ndërhyrja e ambasadorit tonë, që e shoqëronte, që t’i thoshte se zotria është Peresidenti i Shqipërisë. Kjo ishte pritja madhështore, që i’u bë “Shkëlqesisë së tij”. Lëre pastaj çfarë respekti dhe dashurie u shpalos, në takimet e ndarjes, me lot në sy, që nga presidentët e vendeve ballkanike e deri te ato të Azisë së largët e deri në Azerbajxhan.

Këto takime, mbushnin faqet online çdo sekondë. Kurse sot, ia kishte bërë “foro” duke na njoftuar, se sa i thjeshtë është, a thua se shqiptarëve po u flitet për Dalai Lamën. Titulli bombastik shikoni kush është: “Thjeshtësia e Presidentit, përdor transport publik për në Marsejë”.

Presidenti, pasi udhëtoi me disa kunguj nën sqetull me avion biznes klas, kur zonja e vet bridhte nga Azia, pa e ditur askush, se përse ishte atje e kush i paguante këto qejfe, të paimagjinueshme dhe të rënda për xhepin e grisur të shtetit shqiptarë… sot, ka paguar tezgat për të na njoftuar se:

“Rrugës për Marsejë, së bashku me Ambasadorin tonë në Paris, Dritan Tola, për të marrë pjesë në Konferencën “Mediterranean of the Future”, shkruan Presidenti, në një foto të postuar nga ai vetë në Facebook me linjën e “Eurostar”. Për ato që kanë pak njohur mbi biletat e trenave, janë me klase dhe klasi i parë kushton më shumë dhe më shtrenjte, se nje biletë avioni Paris-Marsej, në linja të zakonshme, pa llogaritur “law-cost” (çmim i lirë), që çmimi është simbolik. Pra ky lajm është një mall për të paparët dhe shpellarët, specie në zhdukje në Shqipëri.

Nuk besojmë, se e ka ftuar njeri Metën në forumin e Marsejës “Mesdheu i së ardhmes”, sepse është shkallë e ulët përfaqësimi, por Shkëlqesia e tij, vazhdon vërdalloset për t’iu fshehur detyrimit kushtetues: dekretimit të Ministrit të Brendshem, deri sa të mbaroi afati ligjor.

Ndërsa tezgat Gjiriz, të paguara për mallin që e hedhin në treg, nga vetë Iliri, më kujtuan Zafirin, borxhliun e famshëm të interpretuar nga Cekja, ku gruaja e tij, kur pa që nuk kishin çfarë të shisnin më, nxorri të shiste Zafirin e gjorë, por as si mall të falur nuk e pranoi njeri, sepse edhe po ta falin ta kishin futur… sepse Zafiri kishte shpenzime dhe salltanete.

Tezgat Gjiriz, duhet të jenë të bindur, se nuk ua blen njeri mallin që shesin, aq më tepër të zotin e mallit, që e njohin mirë. Por mirë bëni, që e rripni nga paratë sepse nuk i mbarohen, vetëm për të thërritur: Ky është “flori” burrë!

/Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Problemi është si të paguhen qytetarët, jo si të paguhet Basha!
Previous article TEODOR KAJSIU/ Përse nuk ka asnjë pengesë ligjore që Meta ta dekretojë Sandër Lleshin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k