• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Për të mbyllur prapa hekurave një pushtetar të korruptuar, ka nevojë për pak xhentilesë dhe k*qe!
Home
Politikë

ANRI BALA/ Për të mbyllur prapa hekurave një pushtetar të korruptuar, ka nevojë për pak xhentilesë dhe k*qe!

November 11th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Anri Bala/

Motodologjia për arrestimin e një pushtetari të korruptuar në Shqipëri, nuk ka nevojë për prova…!

Thënë shkoqur, nuk ke nevojë të përpiqesh që ta kapësh me llogari bankare të pajustifikuara, të fshehura një “Zot e di se ku”, as me shkelje gjatë ushtrimit të detyrës apo rryshfet.

Mënyra me e thjeshtë për të kapur një shkërdhatë të pasuruar rishtazi, bëhet fare thjeshtë: duke kqyrur si provë, pordhët e tij!

Po po, pordhët! Pordhët që u kanë shitur mjeranëve gjithë këto vite me makinat dhe pushimet e luksit, vilat e sarajet në çdo rrjet social, në çdo cep të qytetit, pa pasur frikë as për tu fshehur… jo nga ne, por nga drejtësia!

Politikanët tanë të korruptuar, janë shqyer nga brekët, që nuk i’ua mbanin dot pordhët, duke u kapardisur përpara qytetarëve të tyre të skamur, për 28 vite radhazi, duke u kamur me shpejtësinë e dritës…

Duke analizuar kohën kur brekët e grisura nuk i mbanin dot as të pëgërën, tek ditët e sotme të bollëkut, që i veshin me fije floriri, ka pasur zhvillime dhe ndryshime të mëdha. Më e pakta, asnjë nuk guxon më të shes mend, as nëpër televizione dhe as nëpër rrjete sociale, e mëgjithatë… nuk ka asnjë të arrestuar!

Ndoshta, për të tilla sipërmarrje “të mëdha”, mungon vullneti, pasi do të mjaftonte një analizë e vogël krahasimore e pasurisë me të ardhurat… me të njëjtët e llojit, kastës, pozicionit dhe shërbimit.

Fjala vjen, një deputet me kolegun e tij, një zyrtarë me një tjetër të kalibrit të tij, e kështu me radhë, deri sa të kuptosh, se shtëpia jote e vënë me mundime, nuk kushton as sa kolibja e qenit të atij, që e vuri pa pendime.

Të them të drejtën, unë do të isha habitur e dy pyetje do t’ia kisha drejtuar vetes, sikur shumë kolegë të mi, dikur rrjepacakë, pa asnjë të ardhur shtesë, biznese apo honorare, një ditë të bukur t’i shoh të banojnë në vila, apo apartamente superluksoze, kurse une në kolibe.

Në këtë pikë, meqënëse s’paska vullnet, atëherë problemin duhet ta analizojmë me tjetër mëtodologji: s’ka mbetur një njeri i ndershëm, që të gjykoj një shkërdhatë, pa pasur frikë se të nesërmen… do të gjykohet vetë!

Përshembull, nëse do të doja të arrestoja një deputete apo edhe burrin e saj, që kapërdiset nëpër televizione, se veç dhomave, ka 11 WC në vilën e saj, edhe një për macen, do ta ftoja me “xhentilesë” të më tregonte, se ku i ka gjetur paratë për ta blerë dhe mobiluar WC e maces?!

E nëse zonja kërkon të fsheh videoprovën e krimit të saj, me zhdukjen e videos, do t’ia kërkoja po me të njëjtën “xhentilesë” gazetares, që mori intervistën me zë dhe operatorit që filmoi pamjet e krimit.

Pra, për të arrestuar pronarin e vilës së ndërtuar me paratë e krimit të dyshuar dhe hamendësuar, me prova, me zë dhe figurë, të paraqitur me mburrje si “djersa e ballit” në politikën flori pjellëse, mjafton një video të vilës së krimit dhe një palë “koqe”.

Nëse zhduket video, duhet të kënaqemi si në gjithë botën, se provë kemi dëshmitarët dhe objektin e krimit, e pa i vonuar në pyetje, që mos të na ndodhi çudia, që pronarët e vilës, i zhdukën edhe ato… me videon e manipuluar!/Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMANDO META/ Njeriu i zgjedhjeve: Pse e sulmon PD "hambarin" e votave, Vangjush Dako
Previous article YLLI MANJANI/ Sandër Lleshi duhet dekretuar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k